Agnya Chakra, Caxton Hall 1978 1978-12-18
Current language: Albanian, list all talks in: Albanian
The post is also available in: English, Spanish, German, French, Hindi, Italian, Polish, Turkish, Chinese (Simplified), Chinese (Traditional).
Cakra Agnya, Caston Hall, Londër (Mbretëri e Bashkuar) 18 Dhjetor 1978.Sot do flasim rreth cakres së gjashtë të quajtur Cakra Agnya. Agnya, fjala “gnya” do të thotë të dish. Gnya është të njohësh. Dhe “A” do të thotë të gjithën. Cakra Agnya ka gjithashtu edhe një tjetër kuptim. Agnya - agnya do të thotë ti bindesh një urdhëri. Mund ti nënkuptojë të dyja. Nëse ti urdhëron dikë është një agnya dhe ai që ju bindet është një agnya kari, ai që bën agnya. Kjo Cakër e gjashtë është krijuar në qënien njerëzore kur ai filloi të mendojë. Të menduarit është gjuha e shprehjes. Nëse nuk ke një gjuhë nuk mund të mendosh. Por kjo s’do të thotë që nuk ka proces të menduarit tek ne, por ajo gjëndje delikate kur mendimet vijnë tek ne nuk janë në ndonjë gjuhë kështu që nuk janë duke komunikuar me ne, dhe prandaj nëse nuk kemi gjuhët nuk mund të kuptojmë se çfarë po mendojmë. Për këtë arsye keni parë fëmijë që s’mund të komunikojnë me ne, çfarë duan sepse nuk mund të thonë se çfarë duan. Ata ndjejnë shtrëngime në stomak e duan të kërkojnë për ujë ose diçka tjetër, por nuk mund të na e thonë. Prandaj ata s’mund të mendojnë se çfarë duan të thonë.Por panvarësisht se kur filloni të flisni dhe të vini fjalët sipas gjuhës, kjo gjuhë është depozituar në trurin tonë siç tregohet në figurën në dorën e anës së majtë dhe gjithashtu dorën e anës së djathtë më të zezë dhe të verdhë, më pas kthehet tek ne më vonë si valë mendimi. Sikur dikush na flet. Por para se gjuha të fillojë, mund ta quajmë si frymëzim apo proces mendimi, në fazën më të hershme vjen tek ne në një formë të caktuar. Dhe këto forma janë të qarta ose të zbehta, nuk janë në gjuhë por në dritë dhe hije. Dhe pas ardhjes në Sahaja Yoga nëse futeni thellë në mendime do të kuptoni se ato nuk janë asgjë por dritë dhe hije që mbulojnë Cakrën tuaj Agnya. Njëra pas tjetrës një dritë e një hije si një far rrethor, japin një lloj modeli(strukture) në kokën tuaj. Tani këto modele formëzohen në gjuhë nga ne, në një fazë shumë të hershme dhe janë lloje mbushjesh në kupat (gota) e gjuhës dhe më pas këto kupa mbahen të rezervuara në tru dhe na vijnë në këtë mënyrë. Kur mendojmë vërtet e kuptojmë sepse është gjuha që vjen tek ne. Po c’ndodh me kafshët? A mendojnë apo jo? Ata e kanë një mendim, një frymëzim por ata s’mund të mendojnë për të. Tani këto frymëzime vijnë tek ata si fjalë vetëm kur fillojnë të jetojnë me qëniet njerëzore. Kështu që këto frymëzime futen përsëri në mendime siç bëjmë ne për shembull ju I jepni dikujt një emër, themi ju e quani atë Tom, ose ju thirrni një qen. Kështu që ai tani e di që kjo fjalë do të thotë po “më thërret”. Pra ai e lidh veten me këtë fjalë. Por kur ai nuk e ka fjalën, kur është Thjesht një kafshë, ai veç rrin aty, nuk mendon. Prandaj ata janë kaq spontane dhe ne jo. Kafshët janë jashtëzakonisht spontane sepse nuk mendojnë në mënyrën që bëjmë ne.Kjo ka krijuar problemin me të madhe për qëniet njerëzore - si të jenë(shkojnë) përtej mendimeve! Është një ngatërresë e vogël sepse unë ndoshta e shoh më qartë se ju meqë ju nuk e shihni dritën, dhe më pas drita bëhet gjuha. Dhe sipas nesh gjuha(e folura) bëhet mendimet tona. Por këto mendime janë kushtëzime për ne dhe s’janë gjëra frymëzuese. Nuk vijnë nga brenda dhe për këtë s’janë spontane. Për shembull nëse unë jam ulur këtu, nuk mund të rri e qetë si një qënie njerëzore. Do të mendoj për diçka. Do mendoj se ç’do të them. Më pas a duhet ta them a jo? Po nëse e them, do të jetë mirë apo jo? A do futet në kokat e tyre apo jo? Gjithë llojet e mendimeve do vijnë në kokën Time. Kështu nga një anë do pyes Veten Time, nga ana tjetër do jenë përgjigjet. Në rregull thuaji kështu dhe mbase të tjerët do ju vlerësojnë, mba nga kjo rrugë që të tjerët ta kuptojnë. Kështu do kuptoni. Pra zgjidhja vazhdon në trurin tonë përmes përvojave tona në këtë jetë tonën. Cilatdo të kenë qenë përvojat tona në këtë jetë që kanë të bëjnë me njerëzit, marrjen e përvojës nga të tjerët, gjithë këto janë kushtëzuar brenda trurit tonë dhe e gjitha bëhet një proçes mendimi, që vjen tek ne nëpërmjet këtij ndërveprimi të mendimit dhe veprimit, veprim dhe mendim, cili është I pari? Cilin veprim të bësh, çfarë të mendosh, si ta zgjidhësh dhe në mendojmë se po analizojmë veten. Është një gjë sipërfaqësore. Në fakt nuk duhet të analizoni asgjë deri tani, mos e bëni. Siç ju thashë dje ju nuk bëni asgjë. Të menduarit tuaj nuk është asgjë veç një flluckë në vazhdim e sipër. Sepse, kur një det edhe në qoftë shumë I thellë dhe I qetë kur prek bregun e ka një veprim dhe reagim. Në të njëjtën mënyrë kur ju shihni dicka (sepse vëmendja juaj është jashtë) menjëherë një valë mendimi krijohet nga kjo e kthehet duke ju dhënë gjithë imazhet rreth saj, çfarëdo të dini rreth kësaj gjëje të caktuar e kthehet tek si një proçes mendimi.Vazhdon gjithë kohës. Dhe mund t’ju japë, mund të jetë kaq acaruese sa s’mund të ndalojmë dot mendimet tona. Thjesht na çmend. Nuk kuptoni, nuk mund të flini sepse ju vijnë mendime. Ndonjëherë mund të jenë të tmerrshme, ndonjëherë të këndshme, ndonjëherë romantike, ndonjëherë tërësisht negative, ndonjëherë tërësisht positive. Ndonjëherë ndiheni “Unë duhet ta bëj këtë”, ndonjëherë e ndjeni “nuk duhet ta bëj këtë”. Por në fakt kur jeni duke e bërë ju nuk mendoni. Cuditërisht ne asnjëherë s’e kemi vënë re këtë, që kur jemi duke bërë një gjë në veçanti, hamendësojmë unë them se do të flas këto gjëra. Tani kur unë mendova rreth kësaj që unë mendoj të them këtë 10 minuta para se të flas, kur jam duke folur unë s’jam duke menduar që unë do të flas. Sepse koha që ngrita në këtë proçes të të menduarit në Trurin Tim dhe e regjistrova njëherë, më pas kur e nis këtë rrjedhë të foluri vjen direkt.Pra qëniet njerëzore kanë krijuar mund të them një proçes, që mund të jetë një gjë shumë e pështirë. Shumë shumë e pështirë. Dhe kjo vjen nga të dyja këto[1], njëra është ana e majtë që e quajmë ego, që shkon në këtë anë, dhe në anën e djathtë e quajmë super-ego. Të gjitha kushtëzimet në anën e hemisferës së djathtë të Superegos na japin frikë, rrezik, mundësitë e çdo gjëje që kemi përjetuar përpara. Siç thuhet ata që janë djegur nga qumështi I fryjnë edhe një pijeje të ftohtë (digjesh nga qulli I fryn kosit). Sepse pasi je djegur e di që një lëng të ka djegur kështu që mendon se edhe kjo mund të të djegë gjuhën. Pra mund të provoni ta bëni këtë. Është kaq spontane kur ndodh sa ju duket se “Oh është shumë spontane”, por nuk është. Është regjistruar më parë në eksperiencat tuaja dhe është diçka që i druhesh prandaj e bën. Sikur të arrini të kuptoni që ky proçes I të menduarit është krejt I panevojshëm për ne. S’është nevoja të mendoni për të ardhmen apo për të shkuarën nëse doni të ekzistoni si qënie njerëzore. Kafshët nuk e vrasin mendjen. Për shembull kafshët e dinë që do të shkojnë në xhungël. Tani papritur ata shohin disa kafshë të tjera që vijnë prej andej dhe e dinë që ti po shkon për atje. Tani c’dobi ka të mendosh rreth kafshës që është duke ardhur? Hamendësojmë që nuk do të vijë, atëherë është e kotë. Por ata kanë një vrimë këtu dhe nuk kanë problemet si ne sepse kanë vrimën dhe gjithçka del jashtë. Nuk qëndron më shumë se një minutë. Por ju mund të kushtëzoni edhe ata. Prej përvojave ata janë të kushtëzuar. Prej eksperiencave që ata kanë patur deri tani me kafshët e tjera dhe gjërave janë të kushtëzuar. Dhe sillen në varësi të tyre. Pra është një diferencë shumë e madhe mes nesh dhe atyre(kafshëve), që ne mendojmë për çdo gjë. Dua të them që ne mendojmë se është një gjë shumë e mirë që të ulesh përtokë dhe të mendosh për këtë, dhe mendojmë se është diçka shumë e zgjuar. Çdo lloj problemi që ju vjen në kokë uluni më mirë dhe mendoni rreth tij. Por tani çfarë bëjmë ne kur një problem vjen? E mendojmë në lidhje me gjithçka që kemi bërë më parë dhe me përvojën që kemi patur.Në të njëjtën mënyrë ata duan të mendojnë për Sahaja Yoga. Tani ju s’mund të mendoni për Sahaja Yoga. Para së gjithash fillimisht ju shndërroheni në gjëndjen pamendime. Nuk mund të mendoni. Por është një ngjarje për të cilën ju nuk mund të mos mendoni. Është një proçes jetësor, të mendosh është një lëvizje e vdekur, s’është një lëvizje e gjallë. Çfarëdo të jetë vdekja vjen tek ne si mendim. Frymëzimi është të jetosh, jo të mendosh. Frymëzimi është shumë ndryshe nga mendimi. Për shembull librat janë në librari, çdo gjë që keni menduar ose keni apo përjetuar është në këta libra. Ajo që është një ardhje e re tek ne është frymëzimi. Tani Thjesht gjeni sa gjëra të reja jeni duke menduar. Mbase as edhe një fjali. Më së shumti thoni që ky njeri tha kështu, ky zotëri tha kështu ose unë thashë kështu. Unë nënkupton Tha. Nëse mund të mendoni për atë që është duke ardhur vetëm tani tek ju, nuk ju duhet të mendoni për të, ajo Thjesht vjen. Është brenda jush, ajo Thjesht del dhe shpreh veten. Pra kjo është një jetesë spontane. Kjo është ajo që ne e quajmë si frymëzim. Është një paraqitje e papritur e shkurtër e njohurive që kemi marrë. Ose çfarëdo që keni menduar rreth saj është e gjitha lojë e vdekjes. Pra kjo është qender e Krishtit. Ai qëndron në qendër të Agnya. Dhe nëse lexoni në Devi Purana ai është lindur shumë shumë kohë më parë. Është krijuar shumë më herët dhe se si u zhvilluar brenda Maha Vishnu mund ta lexoni edhe vetë sepse është një kapitull I gjatë dhe unë dua që të të gjithë ju të lexoni rreth tij dhe të kuptoni si u zhvillua Ai në Maha Vishnu. Është shumë interesante sepse gjithë këto gjëra u vunë në gjuhën Sanskrit por nuk mund të themi që Maha Vishnu nuk ishte në Bibël. Nuk u shkrua e gjitha nga një person. Pra kjo pjesë është pjesa e krijimit të Krishtit para se Ai se të vinte në këtë tokë si Krishti.Verifikimi final fillon Këtu.Në fakt Kristianët nuk dinë gjithçka rreth ardhjes së Tij. Si u bë Ai Krishti ose cila ishte nevoja të kishte Krishtin ose djalin këtu poshtë (tokë). Ai është Tattwa. Ganesha, që ndodhet në Mooladhara[2] që gradualisht evoluohet në Krisht në këtë fazë. Nga kjo Cakra e kuqe lart tek kjo Cakër Ai bëhet Krisht. Ai është parimi. Tani çfarë është parimi? Cili është parimi brenda nesh? A është Kundalini mund të thoni? Në këtë energji elektrike është parimi I tij. Në të njëjtën mënyrë krijimi, I gjithë krijimi nëse do e marrim të tillë, është parimi dhe mbështetja e këtij krijimi. Ai përfaqëson thelbësoren, thelbin e krijimit. Siç mund të themi se kemi një familje, burrë grua dhe fëmijë. Tani fëmija është esenca e burrit dhe gruas, është esenca e gjithë familjes, e shtëpisë. Gjithcka mbështetet tek ai, krijohet për të. Derisa nuk kishin fëmijë shtëpia nuk kishte kuptim, s’kishte kuptim për jetën e tyre. Por kur patën një fëmijë patën kuptim. Në të njëjtën mënyrë Krishti është esenca, është vetë Tattwa. Ai është Omkara siç e quajnë. Është tingulli I parë, tingulli I parë që u krijua AUM kur Babai I Hershëm dhe Mamaja e Hershme u ndanë, Ata krijuan këtë tingull. Dhe Ai është tingulli që mbushet brenda Fuqisë Gjithë Përhapëse dhe kujdeset dhe mbështet. Në fakt është më shumë mbështetje sepse kujdesja është bërë mund të themi nga babai ose nga mamaja. Por është mbështetja e gjithë universit dhe sepse Ai është vetë esenca (thelbi), esenca nuk vdes kurrë. Them esenca Ime është Shpirti im, ai nuk do të vdesë kurrë. Trupi vdes ose krijimi do të vdesë por esenca duhet të jetë aty. Nëse esenca humb atëherë asgjë nuk ka aty, prandaj Ai është rimishërimi më I rëndësishëm. Sepse Ai është mbështetja. Tani ky rimishërim është vendosur në Cakrën tonë Agnya. Këtu në qendër ku nervi optik apo thalamus optic[3] kryqëzohen me njëri tjetrin kështu. Në qendër është një pikë shumë delikate që I lëviz në dy anët kështu dhe ashtu dhe krijon dy tinguj Ham Ksham, Ham Ksham, Ham Ksham. Ham është në anën e hemisferës të djathtë aty ku ju keni parë superego, dhe Ksham është në anën e hemisferës së majtë ku ndodhet ego. Tani këta dy tinguj krijojnë dy llojë vibrimesh. Tingulli Ham krijon vibrime të cilat të bëjnë të mendosh “Unë jam, Unë jam, Ham, Unë jam”. Kjo vjen nga fuqia e përvojës që e dimë se duhet të jetojmë në këtë botë, ne nuk do të vdesim. Çdo qënie njerëzore që provon të vrasë veten është anormal. Normalisht çdo qënie njerëzore, sepse çdo kafshë apo çdo gjë e gjallë përpiqet të ruajë jetën e saj. Kjo vjen nëpërmjet fuqisë së Ham se Unë jam. Tani supergo në anën e krahut të majtë dhe ego në anën e krahut të djathtë është Ksham. Por tani unë do ju tregoj rreth hemisferës së djathtë të superego. Në këtë superego kur ju jeni I kushtëzuar nga shumë gjëra, jeni të frikësuar dhe shqetësuar për shkak të këtyre eksperiencave që ju bëjnë juve ky lloj personi që ka frikë në mendje. Dhe e gjithë kjo frikë është vendosur në superegon tuaj. Kjo fillon mund të thuash që nga faza juaj amoebe[4] dhe akoma dhe sot është e depozituar aty. Jeni të frikësuar nga policia, të frikësuar nga kjo apo ajo, disa nuk kanë frikë nga këto por nga gjëra të tjera. Sepse cilatdo qofshin kushtëzimet tuaja, cilatdo qofshin përjetimet tuaja janë të gjitha vendosur këtu poshtë. Për më tepër kur dikush lexon librin “Drakula” është I frikësuar nga fjala Drakula por fëmijët që nuk lexojnë nuk e dinë ç’është Drakula. Nëse do I thoni ka ardhur Drakula do thonë: “Mirë hajt ta shohim njëherë”. Por ata fëmijë që e kanë lexuar Drakulën të frikësuar në plotë kuptimin e fjalës do thonë: “O zot, po vjen Drakula, diçka e tmerrshme do të ndodhë”. Pra ju shikoni ato që keni lexuar, çfarëdo keni kaluar çfarëdo përjetimesh të keni pasur e gjitha është në superego. Kështu kjo supergo në këtë qendër dërgon mesazhe, Unë jam, ju jeni, ju jeni Ham, Ham mos ki frikë, mos ki frikë ti je. Pra njerëzit që vijnë tek Unë, ju e këni parë që njerëzit që vijnë tek unë janë viktima të kushtëzimit të superegos Dhe këta njerëz, në fakt në këtë fazë vetëm ju mundeni të diskriminoheni midis këtyre dy tipeve. Njëri që është shumë agresiv, tjetri që është absolutisht mund të them I varur I frikësuar. Këta njerëz kur vijnë tek Unë, I kam parë duke qarë dhe lotuar : “Nënë më ka ndodhur kjo, më ka ndodhur ajo”, dhe unë vërtet lodhem duke folur me ta. Dhe ka kaq shumë të tillë dhe vërtet që duhet t’u kushtosh vëmendje si Sahaja Yogis sepse të duhet të merresh me ta, si ti menaxhosh dhe si t’ia dalësh. Tani nëse një Sahaja Yoga thotë, fillo thuaj Ham, Ham, Ham, Ham, nëse je një Sahaja Yogi vibrimet e dëbojnë frikën. Edhe nëse jeni nën frikën e diçkaje dhe silleni vërdallë dhe ndjëheni të frikësuar, Thjesht thoni Ham, Ham, Ham. Tani me këtë fjalë vibrimet do të pastrojnë këtë anë shumë mirë. Përveç kësaj, që është rruga që mund të gjeni ndihmë nga Hyjnorja duke thënë Ham, ka shumë gjëra rreth Ham dhe Ksham por meqë koha është e dini [5]nuk dua të futem në shumë detaje rreth saj. Por do thoja që mantra për anën e krahut të djathtë është Ham dhe atë të majtin është Ksham. Ana e krahut të djathtë është ego, që është vërtet problem e kuptoni këtë, është vërtet problem shumë I madh e ju them që duhet të përballeni me të. Them diçka të vogël këtu dhe gjej gjithë këtë gjë që vjen brenda kokës sime keshtu. Pra cila është zgjidhja për një ego shumë të madhe (kolosale)? Egoja kolosale mund të mundet vetëm duke falur të tjerët. Ata që kanë ego duhet të mësojnë që nëse ndjehen të lënduar duhet të thonë “fal”. Edhe nëse një tjetër person ju lëndon, thoni “fal”. Dhe jo vetëm fal por kërkoni për falje-zemërbutësi. Duhen bërë të dyja, më shumë kërkoni për falje. Duhet të kërkoni për falje nëse keni shumë ego. Është shumë e rëndësishme. Sepse nëse keni shumë ego çfarë do të thotë? Që e keni përkëdhelur shumë. Do të thotë që e keni shfrytëzuar shumë. Keni dominuar njerëzit dhe prandaj keni kaq shumë ego. Nëse keni kaq shumë ego duhet që gjatë gjithë kohës të përuleni në zemër. Tani në zemër qëndron shpirti. Ego, shumë ego në një person ju largon gjithmonë nga shpirti. Prandaj thonë “Përulu në zemrën tënde”. Arsyeja është se në zemër është ajo pjesë e jotja që nëse fshihet ose harrohet njëherë ju filloni përkëdhelni egon tuaj.Por ego ka kufijtë e veta, mbaron me budallallëk dhe idiotësi. Shikoni një person që është egoistic dhe që I bie vetëm fyellit të vet. Do e kuptoni menjëherë se ai do jetë budalla. Pa e kuptuar se ç’po bën, ai do bëjë kaq budallallëqe sa ju do filloni të pyesni, sidomos fëmijët “ Si është puna me këtë djalë, është mjaft qesharak?”. Dhe më pas shihni budallallëkun që kap këtë person, e më pas ai e sheh edhe vetë. “O zot! Si u bëra kaq budalla?” Budallallëku vjen tek ju sepse ju harroni ekzistencën e Zotit dhe marrëdhënien tuaj me gjithësinë. Ju mendoni, “Jam vetëm. Pse duhet ta bëj këtë? Çfarë është gabim me këtë, çfarë është gabim me atë? Duhet t’I bëj këto gjëra.” E kam fjalën për mënyrën si luftojnë njerëzit për gjërat në këtë vend. Them se duhet, them secili, vendet e ashtuquajtura të zhvilluara nuk mund të kuptojnë se çfarë po u ndodh këtyre njerëzve. Sepse dje dhëndri im Lav po lexonte një artikulll ku njerëzit pyesnin tani a lejohet martesa midis dhëndrit dhe vjehrrës. Dhe ai s’po mund të kuptonte si njerëzit mund të ngatërrohen dhe të pyesin për një gjë kaq absurde. Ajo është nëna juaj. Si mund ta mendoni? Them se është dicka e pamundur për njerëzit, njerëzit normalë të mendojnë kështu. Që dhëndri mund të martohet më vjehrrën. E pse duhet të bëhet një ligj për të dhe për të folur për të. Është një gjë shumë e vështirë .Gjithë gjërat idiote që jemi duke bërë në këtë vënd, që bëjnë vërtet gjithkënd për të qeshur me të madhe. Është prej shoqërisë së Zotit Ego. Nuk është e lehtë të kuptosh se si na marros, na marros gjithë kohës dhe më pas mendojmë çfarë nuk shkon? Një 80 vjeçar që shkon pas një vajzë 20 vjecare. Dhe një vajzë 20 vjeçare e budalleps këtë burrë 80 vjeçar, supozojmë që ky të jetë një burrë shteti dhe statuja e tij të jetë ngritur diku atje. Si është e mundur?Është vetëm ego që ju bën të bëni gjithë këto gjëra pa kuptim dhe idiotësira. Kur jeni në Sahaja Yoga ndonjëherë nuk dini si të kontrolloni të qeshurën për njerëzit budallenj, jashtëzakonisht budallenj. Dhe kjo është ajo që është, përfundon në marrëzi absolute. Them se edhe nëse doni të shkruani një roman nuk do të gjeni karaktere kaq të bukur sa ata përreth jush. Kur I dëgjoni ndiheni I shokuar, Oh Zot ç’është kjo që po ndodh dhe kaq e sikletshme. Jashtëzakonisht e sikletshme dhe shndërrohen në kaq budallenj me egon e tyre saqë nuk mund të kuptosh se ç’po mendon, sepse duke menduar krijon egon bëhesh budalla.Nuk ka dituri në njerëz ego e të cilëve është e zhvilluar kështu tërësisht. Nëse dikush ka një ego të tillë nuk ka Dije tek ai. Mund të shihni që nuk e di se ç’është dituria. Sillet në mënyrë të papjekur. Mund të jetë njeri I moshuar, gjysh I mrekullueshëm apo dikush por me të hapur gojën ju habiteni prej tij. Mendoni nga ka ardhur ky shakaxhi? I mungon komplet maturia. Dje dikush më tha Mua: “Nënë si ka mundësi që prindërit tanë janë kaq budallenj kurse ne po shikojmë për Zotin? Njerëzit e moshuar janë kaq mendjelehtë ndërsa ne kërkojmë Zotin”, më pas I thashë, “Jo mbase prej luftës prindërit janë të shqetësuar, kupton”. Shumica e prindërve janë të shqetësuar prej luftës dhe thonë “Pjesa më e madhe e tyre janë kështu, dhe njerëzit më të rinj janë më të zgjuar dhe po kërkojnë Zotin dhe nuk dijmë si të bëjmë kompromis me ta sepse nuk janë në kërkim të Zotit (perëndisë). Pse ata nuk e kërkojnë Zotin ndërsa ne po? Edhe nëse ka disa kërkues ata janë shumë të pakët”. Tani unë them që kjo është për shkak të luftës por dikush thotë “Atëherë po Amerika? Ja në Amerikë njerëzit nuk janë përballur me luftëra kaq shumë, budallallëku që kanë ndonjëherë është I habitshëm”. Është tamam ajo që kam thënë, është zhvillimi I egos në një qënie njerëzorë. Tani ego është ajo që ju bën të mendoni rreth gjithckaje. Për shembull, tani duhet të themi shko nga këtu në Birmingham, në rregull. Pra tani të mendojmë si do të shkoj? Rruga e lehtë është që të marr një tren ose të marr një makinë e të nisem. Nëse nuk nevojitet rezervim Thjesht do hipi në tren ose do shkoj me makinë. Nëse makina është e disponueshme do të shkoj me makinë ose me tren, mbaroi. Çfarë ka për të vrarë mendjen? Por jo, më pas duhet të planifikoni “Unë jam programuar, tani duhet të shkoj”. Shkoni në stacion dhe shihni që treni nuk është aty sepse ka ndodhur një aksident dhe treni s’lëviz dot. Kështu që jeni tërësisht I shqetësuar sepse mendoni që treni iku, çfarë të bësh. Në këtë shqetësim e sipër ju as që mendoni se keni një makinë dhe që mund të shkoni me makinë. Tani që gjithçka ju shqetëson sepse plani ishtë që të shkonit me tren, ishte planifikuar gjithçka tani nuk mund të mbërrini dot pra ç’do të ndodhë? Rrini ulur dhe pyesni si? Nëse një person do ishte spontan ç’do të bënte? Varet, unë mund të shkoj me tren ose me makinë si ta ndjej momentin. Ai që është I lidhur me trenin, shkon tek treni, sheh nëse është aty. Nëse është qetë nëse ka vend futet në të. Nëse treni s’është I disponueshëm, në rregull, kthehet në shtëpi merr makinën dhe niset. Pra tani keni njoftuar njerëzit që duhet të takoheni në këtë ose atë vënd. Ju gjithashtu e dini këtë vënd. Pra njerëzit janë duke u sjellë lart e poshtë e do të takoheni në stacion. Shkoni me tren e I takoni atje. Pse duhet të shqetësoheni kaq shumë për këtë? Kuptoni që mund ti kontaktoni gjithmonë. Por me mënyrën si shqetësohemi kemi prishur gjithë programin e vajtjes në Birmigham, që është një program I bukur që kemi ndërmarrë. Do të takojmë njerëz, do të takojmë shumë njerëz, duhet të kënaqemi. Gjithçka mbaroi sepse kemi planifikuar diçka dhe nuk funksionoi, jemi të mbaruar. Gjithë këto na bëjnë një njeri të mjerë. Dhe jemi kaq të mjerë dhe kaq qejfprishur dhe të mërzitshëm saqë ata që janë pranë nesh ngopen me ne e thonë: “Tani mbylle. Nëse nuk do të shkosh në Birmigham, nëse nuk do të shkosh mos shko. Por mos më ça kokën tani”, është një eksperiencë e zakonshme për të gjithë. Nëse ky Z.Ego është kështu, ai nuk do që të jesh I lumtur. Ai nuk do që ju të jeni të qetë. Ai ju jep gjithë kohës idera dhe ju thotë: “Bëj këtë e bëj atë dhe duhet të bëni këtë e atë. Më mirë ta informosh atë person, ji I përpiktë me të”, dhe do të futesh në kaq detaje sa çdo gjë do dështojë dhe do jesh I mbaruar sepse I ke nervat të mbaruara dhe shpartalluara. Çdo gjë madje edhe një pikë pakënaqsie që vjen tek ju apo edhe një fije shqetësimi ju jeni të mbaruar. Dhe kështu çdokush është I vrullshëm, “Ne kemi tension. Ne kemi problem” Pse? Cili është përfitimi I të bërit të gjithë këtyre gjërave? S’ka përfitim ju e dini këtë. Por pse e bëni? Sepse keni një ego të madhe që nuk ju lejon të pushoni. Çfarëdo të provoni nuk ju lejon. Pra cila është zgjidhja? Nga mëngjesi deri në darkë kërko falje nga Zoti. Shtypini të dy anët e veshëve dhe thoni: “Oh Zot, më fal. Oh Zot, më fal. Dhe Oh Zot, më fal.” Kështu që ky balon I egos shfryhet pak. Kujtojeni Atë në mëngjës, në darkë, çdo hërë. Duke kujtuar Krishtin e ulni shumë egon tuaj. Ai bëri gjithcka që të bënte të mundur që ju mos të zhvillonit egon. Gjithçka ishte e mundur. Ai u lind si djali I një zdrukthtari të zakonshëm. Jetoi në kushtet më të zakonshme. E mbajti Veten pas gjithë skenës. Mund të kishte lindur si një Perandor Romak. Mund të kish qenë gjithkush aty. Por jo Ai u lind si Vetja. Ju e dini që ai u lind në një vend ku as njerëzit e zakonshëm nuk lindin. Por aty ishte gjithashtu edhe drita. Kudo që Ai lindi pati dritë dhe gëzim. Dhe kjo është ajo që duhet të dijmë, që ne kemi humbur gëzimin sepse kemi harruar Zotin e Plotëfuqishëm. Kur harruam Atë, Ai që është dashuria dhe Ai që është gëzimi, natyrisht që edhe gëzimi harrohet. Dhe më pas shohim njerëz që nuk janë aspak të lumtur. Kanë pasuri, kanë para, kanë gjithçka por prapë nuk janë të lumtur. Gjithë kohës janë kaq të rrëmujshëm sa nuk di si t’u flasësh. Nëse u thua këtë fjalë inatosen, nëse u thua atë fjalë inatosen, nuk janë aspak qënie normale njerëzore. Ata janë njerëz të sëmurë. Të sëmurë me egon e tyre. Është një gjë shumë e Thjeshtë të kërkosh falje. Sa herë e bëjmë këtë? As edhe një herë në ditë, as edhe një herë në muaj, madje as edhe një herë në vit. Madje në ditën e Krishtlindjeve nëse do të thonim : “Na fal o Zot për çfarëdo kemi bërë deri tani”, do të funksiononte. Por atë ditë na duhet shampanjë të falim Atë më shumë. Duhet të bëjmë thashetheme dhe duhet të kemi gjithë gjërat arrogante për kohën kur Krishtlindjet mbarojnë. Kjo ego, ana e verdhë, është ajo që e shtyn egon vërtet shumë. E bën. E shtyn kaq shumë ndonjëherë sa një person harron se të tjerët lëndohen nga ato që thuhen. Edhe më tepër gjejnë mënyra si të thonë gjëra që të prekin, të lëndojnë, që janë të dhimshme për të tjerët. Thonë kështu gjërash gjithë kohës. Të themi vjen dikush nga fshati dhe kur sheh mendon: “A janë duke u grindur, çfarë po bëjnë? Pra gjithë diskutimi, madje edhe në parlament jam habitur nga mënyra si flasin me njëri-tjetrin, as një dem nuk e trajton demin tjetër kështu. Madje edhe një qen normalisht nuk I leh tjetrit. Asnjë kafshë në botë nuk I leh gjithë kohës shokut. Asnjë kafshë në botë po ju them nuk bën kaq shumë. Vetëm qëniet njerëzore nëse janë dy persona kalojnë gjithën kohën bashkë do bëjnë ham ham ham. Si është e mundur? Ego e tij, ego e saj apo mbase e të dyve janë duke u ndeshur tek njëri tjetri. Është një lloj ndjenje qesharake të cilën unë e kam zotëruar, e kam marrë, e kam kuptuar. E kam provuar. Por me këtë kam gjithçka të bukur dhe të gëzueshme brenda meje. Në fakt një person I ndjeshëm do të lejë vënd kur dy persona janë duke diskutuar.Diskutimi është një shenjë marrëzie. Deri tani nuk kam parë një argument që të ketë fund. Nëse është kjo atëherë në rregull. Por nuk mbaron asnjëherë. Sepse të themi, ju më pyesni Mua dhe unë ju përgjigjem, në rregull. Nëse nuk ju pëlqen përgjigja hiqni dorë. Por nëse diskutoni me Mua akoma dhe unë me ju, atëherë kur do të mbarojë? Argumenti nuk ju drejton drejt ndonjë njohurie (dije) por drejt një ego shumë të tmerrshme që zhvillohet brenda jush. I gjithë koncepti modern është orientim egoje. Gjithë vendet perëndimore janë me orientim egoje. Ata duan të zhvillojnë dhe përkedhelin egon tuaj. Këtë e bëjnë me shumë mënyra. Arsyeja që flas më shumë për të është se të gjithë jemi të supozuar të jemi perëndimorë dhe njerëz të pasur. Mendohet të jemi shumë të zgjuar dhe të drejtojmë apo keqdrejtojmë, nuk I njoh këto vende të zhvilluara. Prandaj duhet të njohim veten ku jemi derisa kuptimi I gjërave na shqetëson. Përkedhelja e egos brenda nesh është një metodë me shkallë të gjerë. Ata punojnë me egon tënde që të ketë gjithë këto të ashtuquajtura ndërmarje. Psh një gruaje do ti thonë: “Oh ju duhet të keni një bel si ky dhe një fytyrë si kjo, dhe ju duhet të keni...”, për një burrë: “Ju duhet këtë trup. Duhet të jeni Mister Universi ose duhet të bëni diçka”, kështu burri fillon menjëherë të punojë. Duhet të keni parë shumë njerëz që vrapojnë rrugëve në të ftohtë, unë kam parë dhe nuk e kuptoj. Vrapojnë si të çmendur dhe disa prej tyre janë antarë të Parlamentit. Qëndrojnë zgjuar gjithë natën ndërsa gjithë ditën vrapojnë. Çfarë po bëni ? Ç’është nevoja ta bëni këtë? Për të mbajtur shëndet të mirë. Që të keni shëndet të mirë mos punoni si të çmendur, jini njeri I ndjeshëm dhe I ditur. Duhet të kërkosh diturinë që të kesh shëndet të mirë, të jesh mirë dhe kjo lloj egoje e çmendur ndaj gjërave. Prandaj një mënyrë është të kënaqësh egon me fizikun tënd. Më pas keni një ego tjetër të kesh një makinë të madhe. Shikoni njerëz që duan të duken me pasuritë e tyre. Keni një makinë të madhe dhe të tjerët do e duan. E kam fjalën mua ata vërtet më duken si jokers (kloun) kështu janë. Dakort e kuptoj që makina është diçka që duhet dhe nëse dikush e përballon duhet të ketë një makinë të cilësisë së mirë, sepse një makinë e keqe të hap telashe. Deri këtu në rregull. Por që të blesh një makinë për tu dukur I madh, mund të mos kesh ushqim në shtëpi por duhet të kesh një makinë të mirë. - pra këto lloj iderash ju vijnë. Sepse ata do ju reklamojnë, ja shikoni kjo do të ishte një makinë shumë e mirë për ju. Çfarë është për ju? S’është asgjë Thjesht ju përkedhelin egon. Gjithë këto reklama nuk janë asgjë por me to ego juaj përkëdhelet.Ata po trajtohen për këto gjëra. Tani nëse shkon në Amerikë çdo gjë duhet të jetë e ndryshme. Çdo gjë duhet të jetë e ndryshme (e veçantë). Pse kaq ndryshim në çdo gjë? Pse duhet të keni çdo gjë ndryshe. Mendoni së është dicka estetikë? S’është farë estetike Thjesht është egoja juaj që përkëdhelet. Edhe ata të ashtuquajturit Njohësit e Artit s’janë asgjë veç përkedhelës egoje. Koleksionet tuaja firmato, kjo ajo, gjithë kjo s’është gjë tjetër veç përkedhelje egoje. Dhe sa humbje kohe duke menduar vetëm për këtë. Kjo lloj egoje futet brenda nesh sepse siç e thashë para së gjithash ne jemi, supozojmë të jemi perëndimorë, dhe jetesa është shumë e vështirë. Duhet të luftosh me natyrën, dhe kur të duhet të luftosh natyren ego zhvillohet brenda teje. Dhe me të filluar vrulli brenda jush është shumë e vështirë ta mundësh. Është një sëmundje kaq e madhe sa njerëzit kanë filluar ta shohin si të mirëqenë si pjesë e jetës së tyre. Ju nuk jeni ego juaj. Nuk jeni. Kur them se duhet t’ia dorëzoni veten Zotit, ata mendojnë Nënë pse duhet të dorëzohemi? Veten - e kam fjalën ajo ego me të cilën identifikoheni. Nuk them të dorëzoni dijen. Ose mund të themi dorëzoni veten tek Dija juaj. Por është kaq e vështirë të heqësh dorë sepse kemi mësuar të jetojmë me të, identifikohemi me të. Ne Thjesht s’mund të mendojmë për jetën pa egon tonë, s’mundemi. Dhe kjo shkon deri në atë masë sa që ju nuk e kuptoni sa larg ka shkuar mizoria juaj. Si “Më pëlqen në këtë mënyrë, më pëlqen në atë mënyrë”. Shkoni në shtëpinë e dikujt dhe shpreheni kështu. Është e papërshtatshme të flasësh kështu. Është vulgare të shprehesh “Më pëlqen”, Kush je ti? JE Zoti? Unë dua këtë. Jam shumë I veçantë në lidhje me këtë. Jam shumë, kush je ti? Thjesht pyesni veten “Kush jam unë? Unë jam Shpirti. Jam ajo qënie e përjetshme. A jam bërë I tillë? Përkundrazi jeni duke lënduar Shpirtin e gjithkujt me egon tuaj. Në çdo moment kur flasim me të tjerët jemi duke I lënduar. Në fakt njerëzit e kanë humbur besimin tek Zoti, sepse ata që janë në krye të Zotit (institucionet fetare) janë aq arrogantë dhe aq egoistikë sa është bërë e pamundur për dikë të mendojë për Zotin. Do habiteni, ego është tërësisht artificiale si flluskat. Është si një balon, që mund të shpërthejë kështu. Duhet të ikë, duhet të ikë që ju të mund të ngriheni. Ajo duhet të zhduket në mënyrë që vëmendja të rritet në Shpirtin tuaj. Dhe shihni të gjithë botën si ajo pjesë e Shpirtit që jeni. Ky është kufiri që duhet të kalojmë dhe për këtë duhet të marrim ndihmë nga Krishti. Krishti kryqëzoi veten. Pse? Çfarë bëri Ai? A I plackiti njerëzit Ai? Sot kemi mijëra nga këta banditët që vijnë e ju plaçkisin. Askush nuk I kryqëzon ata. Çfarë bëri Ai? Ai Thjesht sfidoi egon e Romakëve dhe Hebrenjve, atyre që ishin të inatosur me Atë, dhe për këtë Ai u sakrifikua. Ndërsa ne duhet që tani të kryqëzojmë egon tonë nëpërmjet kryqit të Tij. Përndryshe do të bëjmë të njëjtën gjë përsëri, dmth që në qënien tonë do të kryqëzojmë Krishtin prej egos sonë. Është një gjest shumë simbolik I Krishtit, lindja e Tij në vendin më të përulur, në një vend të humbur. Ai u lind në Optik thalamus, mund të themi është vendi ku ndodhet truri, ku vijnë gjithë aktivitetet dhe tërë llojet e problemeve ju sfidojnë, dhe Ai jeton aty, juve ju duhet vetëm ta zgjoni Atë e kështu ego e juaj kryqëzohet një herë e përgjithmonë. Por nuk mendoj të luftoni egon sepse ta luftoni nuk është ë rëndësishme. Ju po luftoni me hijen tuaj. Keni hije që quhen si ego të cilat nuk duhet t’I luftoni dhe të konsumoheni, mos e harxhoni energjinë tuaj me të. Thjesht s’duhet të luftoni, një gjë nëse qëndroni në qendër të dritës nuk do të shihni asnjë hije. Është e Thjeshtë fare. Nëse qëndroni në qendër të dritës që është Krishti nuk do të shihni asnjë hije. Por kur unë them këtë mund të tingëllojë si të tjerët kur japin predikime : “Qëndroni në hijen e Krishtit ose qëndroni në dritën e Krishtit”. Çfarë do të thotë kjo? Ku është kjo dritë apo ku është vendi në të cilin të qëndroni? Ky vend është këtu - në qendër të optic thalamus (qendër të ballit) ku nuk ka mendime. Duhet të qëndroni në vetëdijen pa mendime. Shumë njerëz që kanë patur problem me Agnya, shumë njerëz (biseda ndërpritet).....mendimet do të ndalojnë dhe do të jenë përtej mendimit. Dhe kjo është një Cakra shumë shumë e rëndësishme për Sahaja Yogis sepse kur Kundalini ngrihet lart, mbi Cakrën Agnya menjëherë s’ka mendime. Nuk keni mendime as nga ego as nga superego. Por është një luhatje (dridhje) në Agnya për shkak të mënyrave të paekuilibruara. Dhe mënyrat e paekuilibruara ndodhin pasi ndonjëherë jeni në ego ose në superego. Kjo u ka ndodhur njerëzve tanë në Perëndim sepse kemi patur kaq shumë saqë jemi lodhur prej saj. Jemi frikësuar prej saj. Më pas filluam ti drejtohemi drogës dhe gjërave për të ngritur superegon. Por të bësh këtë është të biesh nga shiu në breshër (ikim nga një fund duke rënë në një fund tjetër) dhe kështu luhatemi me egon dhe superegon duke mos e ndihmuar hiç veten tonë. Pra ajo që njeriu duhet të bëjë është të ngrihet brenda vetes deri në pikën e Agnyas dhe të përpiqet të qëndrojë në Angyan e vet.Ka shumë veta që më bënë pyetjen. Si të qëndrosh në Agnya? Agnya ndodhet në vëndin e kryqëzimit të nervave dhe optic thalamaus tonë. Tani thuhet se nëse ke sy që të dridhen ke Agnya që dridhet. Duhet të keni sy të qëndrueshëm. Duhet t’I zbusni ato. Një gjë të tillë tani është e dalë kohe, e vjetër, e lashtë dhe gjithë llojet e emrave që mund të quani. Por ju duhet ti mbani të qëndrueshëm sytë, ti mbani ato në një mënyrë që është shumë zbutëse për sytë tuaj. Ajo që është më zbutëse për sytë është bari jeshil. Nëse mund ta shihni barin e gjelbër me sytë tuaj do të thotë që ecni me sy nëpër bar. Sytë do ju zbuten, Agnya juaj do të jetë në rregull. Prandaj Krishti tha: “Do ju tregoj për sytë tradhtarë (shkelës kurore)”. Ai foli për sytë tradhtarë. Sytë me të cilët tradhtoni. Është diçka krejt e zakonshme në ditët tona. Një burrë duhet të shohë çdo grua. Një grua duhet të shohë çdo burrë. Sikur kjo të jetë gjëja më e rëndësishme. Nëse nuk ke parë një grua je I mbaruar. Kjo është të jesh modern. Por unë jam një grua me të vjetrën. Në kohën e Krishtit ai tha: “Nuk duhet të keni sy tradhtarë”. Dhe ata që kanë sy tradhtarë jo më shumë se çdokush tjetër janë të krishterët tanë perëndimorë, të cilët gjithë kohës madje edhe në kishë, madje edhe kur janë duke dhënë predikime I rrotullojnë sytë me tradhëti. Këta sy duhet të jenë shumë shumë të pastër, shumë të thellë dhe shumë të dashur nëse doni të keni në rregull Agnyan tuaj. Sepse nëpërmjet syve ju merrni. Nëse ju I keni sytë të mbyllur nuk e keni mëndjen në asgjë sepse sytë I keni të mbyllur. Nuk I shtoni më mendime vetes. Por nëse sytë I keni të hapur I shtoni shumë më tepër mendimet sepse ku shkojnë sytë shkon edhe mëndja, dhe ju shihni gjëra dhe krijoni mendime mbi to. Vëmëndja juaj duhet të shkojë tek Shpirti, duhet të shkojë tek Zoti, duhet të ndriçojë nëpërmjet dritares së Hyjnores. Kjo bukuri është rrënuar nga mënyra si I përdorim sytë dhe mosrespektimi I saj (hyjnores). Nuk ka asgjë më të pastër dhe bukur se bari në tokë ose vetë toka, që prek këmbët tona, që na mban, që kujdeset për ne, na pasuron. Duhet ti drejtojmë sytë tek Nëna Tokë në vend që të shohim çdo person. Por nga këndvështrimi I Sahaja Yoga shumë prej jush e dinë se ç’u ndodh syve tuaj kur shikoni tek dikush. Mbase një subjekt mund t’ju hyjë në sy. Dhe ndodh që ju do habiteni që është një lojë e subjektit që e dimë si të ashtuquajturin flirtim. Kam folur edhe më parë për të dhe njerëzve nuk u pëlqeu. Por kam parë që gjëra të tilla të hyjnë nga syri në sy. Ka njerëz të Thjeshtë që vijnë në vende të tilla të themi festa, në festa njerëzit shkëmbejnë shikime. Pasi kalon një person ngul shikimin në një tjetër. Dhe më pas I treti shikon një person tjetër. Gjithë kohës vëmendja devijohet. Dhe ndjeni se tërhiqet pas diçkaje, por nuk e dini ç’është. Tani shenja të caktuara bëhen edhe kështu. Po e shtojmë edhe më shumë problemin kur shihni që gjithë shoqëria funksionon kështu: “Që ju duhet të keni një paraqitjë të tillë që t’ju shohin të gjithë. Çdo grua ti ketë sytë tek ty? Pse?C’dobi sjell? E zëmë unë ju shoh çfarë fitoj? Ç’marr kur shoh dikë? Cili është përfitimi nga ky shikim? Harxhojmë gjithë këtë energji për këtë?”. Në të njëjtën mënyrë nëse po ecni rrugës shikoni shumë gjëra të bukura. Nëse ju duhet të bleni dicka ok vazhdo, shikoji këto, çfarëdo që të zgjedhësh në rregull. Por ta bësh këtë gjithë kohës vetëm se sytë e tu janë të tillë, ta bësh pa e kuptuar arsyen pse gjithë kohës sytë janë të lëvizshëm. Dhe kjo me siguri është një shenjë e qartë se një person po çmendet. Absolutisht është një shenjë e sigurtë, kështu ju e kuptoni kur një njëri është I çmëndur. Nëse e shihni në sy irisi është gjithnjë në lëvizje. Nuk mund të qëndrojë palëvizur. Ose edhe kur janë të sëmurë mund të shihni që sytë e tyre janë gjithë kohës duke u dridhur. Nuk kanë qëndrueshmëri. Jo vetëm kaq por që kur njerëzit vijnë në Sahaja Yoga, kur mbyllin sytë kuptojnë që I dridhen. Qepallat I lëvizin. Kjo tregon që ka një lloj problemi në ngritjen e Kundalinit. I gjithë tensioni nëse do e quajmë 100 të paktën 8 % e tij vjen nëpërmjet syve tanë. Atëherë sa e rëndësishme është të mbrojmë sytë nga të gjitha llojet e aktiviteteve të kota që bëjmë? Krishti, jeta e Krishtit na tregon më shumë si të respektojmë të tjerët. Por një nga këto aspekte që është keqpërdorur është ajo e prostitutës. Ai shpëtoi një prostitutë, Ai padyshim e shpëtoi atë. Ndërsa ju I llastoni këto prostituta. Një grua të mirë e shndërroni në prostitutë. I jepni ide me të cilat ajo bëhet një prostitutë. Një shtëpiakë e mirë kthehet në një prostitutë prej një burri egoist. Vajza të reja të vogla që janë virgjëresha po shkatërrohen prej shikimeve tuaja të pista. E kuptoni këtë? Që po bëni krejt të kundërtën e asaj që bëri Krishti? Dhe ju thoni që Ai (Krishti) e shpëtoi, pra edhe nëse ne jemi prostituta ai do të na shpëtojë. Por pse të jeni prostituta? Është një mënyrë kaq idiote të të menduarit. Që ne duhet të bëhemi prostituta që Krishti të na shpëtojë. Dikush duhet ti mendojë të gjitha këto në dritën e duhur të Sahaja Yoga. Vetëm dhe derisa ju të jeni realizuar bisedat e Mia janë të kota për ju. Por kur jeni të realizuar do të dini që kur të shikoni dikë mund të ndjeni papritur një dhimbje pas koke, sikur ju është futur një shigjetë apo po ndodh dicka. Mund t’ju duket sikur jeni verbuar me fytyrën e dikujt dhe do të përjetoni gjithë llojet e eksperiencave prej të cilave do të kuptoni sa të rëndësishëm janë sytë tuaj. Nervozismi dhe çdo gjë tjetër mund të shërohet nëse keni sy të pastër. Por është si një rreth vicioz sepse nëpërmjet syve ju përmblidhni gjithë të këqijat dhe kjo akumulohet në Agnya dhe ju duhet të pastroni Agnya për ti bërë sytë të qartë. Është një rreth vicioz. Por duhet të fillojë në një pikë, siç ju thashë duhet të kërkojmë për falje. Së dyti duhet të sjellim Krishtin në cakrën tonë Agnya. Së treti duhet të heqim dorë nga gjithë drogërat, dehjet dhe duhanpirja. Kjo ndodh automatikisht kur jeni një Sahaja Yogi, funksionon. Por sytë shprehin gjithë qënien tuaj, trurin, trupin, gjymtyrët gjithçka. Dhe nëse Agnya juaj është në rregull atëherë edhe sytë tuaj do të jenë në rregull. Rrezatojnë veç dashuri kudo që shohin. Vetëm me një shikim të syve ju mund të ngrini Kundalinin. Vetëm me një shikim mund të kuroni njerëz. Kështu që këto sy që shihni janë dritarja e qënies suaj, e zemrës suaj. Kur Shpirti shprehet nëpërmjet syve tuaj, duhet ta keni vënë re tek vetja që kur Kundalini ngrihet atëherë sytë zgjerohen. Dhe një shpirt I realizuar ka sy të errët sepse këta sy janë zmadhuar. Të paktën kur unë I shoh ata janë të gjithë sy të zinj të mëdhenj. Përveç kësaj një shpirt I realizuar mund të përbëhet edhe nga sy shkëlqyes. Janë të shkëlqyeshëm si diamantë. Shkëlqejnë gjithë kohës dhe mund ta kuptosh nga këta sy që ky person është një shpirt I realizuar. Ka një diferencë të tmerrshme midis syve të një shpirti të parealizuar dhe syve të një shpirti të realizuar. Kështu mund ta imagjinoni se si Shpirti sheh nëpërmjet syve tuaj. Por nëse sytë nuk janë të pastër ai (shpirti) nuk qëndron gjatë aty. Pra nëse na duhet të kuptojmë Krishtin fizikisht duhet të respektojmë sytë tanë. Mendërisht duhet të heqim dorë nga gjithçka që është e papastër në mëndjen tonë.Tani erdhëm tek papastërtia e mëndjes. Dhe papastërtitë e mëndjes ekzistojnë, ju e dini ka kaq shumë helme. E kam fjalën ka libra dhe të shkruar me helm, dhe supozohet që psikologët të na e heqim gjithë këtë helm. Nuk e di nëse mund të na e heqin të gjithin. Por ata kanë Agnya më të keqe. Gjithë këta psikologë kanë Agnya më të keqe dhe nuk mendoj se janë të aftë apo tu japin vërtet çlirim njerëzve nga vuajtja mendore. Vuajtjet mendore janë dy llojesh. Është e njëjta gjë ....NËNA THOTË VEÇ: vibrimet janë të shumta, nuk I përballoj dot.Një lloj I problemeve mendore është kur njerëzit të shtypin shumë (të bëjnë presion), ju shihni veten duke mbajtur kryqin. Kjo është një ide e gabuar që njerëzit kanë për Krishtin. Të mbash kryqin nuk do të thotë që kushdo që provon t’ju shtypë ju duhet të skllavëroni veten. Nuk keni pse ti skllavëroheni askujt. Duhet t’ia mohoni kategorikisht çdokujt që përpiqet t’ju skllavërojë. Duhet të thoni Ham - Unë jam. Kush je ti që të më dominosh mua? Çdokush qoftë lëkurëzinj, lëkurëkuq apo lëkurëverdhë askush në botë s’ka të drejtë të dominojë. Dhe nëse ndokush e bën këtë: “Oh ç’të bësh, në fund të fundit ju e shihni jemi njerëz të varfër, apo jemi kështu ose ai është mbështetës” e gjithë këto. Më pas largohen nga detyra ndaj vetes. Këta njerëz nuk mund të marrin Vetërealizim.Skllevërit nuk bëhen mbrëtër. Kështu që ngatërrrimi I skllavërisë me mbajtjen e kryqit është një tjetër konfuzion në kohët moderne. Na duhet të ngrihemi në Vetë-respektimin tonë. Dhe duhet të kuptojmë që askush në këtë botë nuk ka të drejtë të dominojë mbi ne. Por atëherë për çfarë është mbajtja e kryqit? Para së gjithash njerëz të nivelit të Tij nuk vuajnë asnjëherë. Është Thjesht një shaka që vazhdon. Është Leela, është një lojë që vazhdon për ta. Ata s’vuajnë asnjëherë, edhe nëse ata po themi sillen sikur vuajnë e bëjnë sepse duan ta bëjnë. Nuk janë të pashpresë. Nuk janë skllevër. Dhe ata që mendojnë se të mbajnë dhe të vuajnë do të shndërrohen në Kristianë duhet ta dijnë që janë raste psikologjike. Dhe nëse janë duke u qarë dhe jargavitur e gjithë kohës thonë: “Ç’të bësh, ju e shihni që jam I dashuruar, dhe I (e) dashuri më torturon”. Nuk jeni as në dashuri nuk keni as të dashur. Është një lloj grupimi psikologjik. Ai është një njeri dominues dhe juve ju pëlqen dominimi I tij, prandaj jeni bashkë. Është fakt I Thjeshtë. Pra çdo qënie njerëzore ka vetë-respektin e tij. Dhe ai duhet të respektojë veten që është Shpirti brenda tij. Dhe asgjë s’duhet ta dominojë, nëse I përkisni këtij apo atij vendi, kësaj apo asaj teorie. E gjithë kjo do të bjerë. Sipas ligjit të Zotit askush s’ka të drejtë të dominojë Shpirtin e ndokujt. Por kur ju jepet liri ju shkoni në anën tjetër që është Z.Ego. Nuk dini si të përdorni lirinë tuaj. Provoni të dominoni të tjerët. Me lirinë tuaj është në rrezik liria e të gjithëve. Jeni në majë të gjithëvë, dhe torturoni shpirtin e secilit. Dhe ju jeni të dominuar nga toka dhe pasuritë apo zotërimet, pra në këtë mënyrë apo atë mënyrë, nëse jeni mendërisht kjo apo ajo kategori ju jeni kundër vetes. Thjesht jini në qendër dhe shihni për veten. Thjesht shikoni. A jeni duke rrezatuar dashuri drejt një personi tjetër? Nëse jeni skllav si mund të doni? Nuk mundeni. Nëse jeni I lirë dhe I braktisur si mund të doni? Dashuria ka robëritë e veta shumë të ëmbla dhe të bukura. Duhet të jetoni me to. Duhet ta shijoni këtë robëri (skllavëri). Një fëmijë I vogël që vjen në shtëpinë tuaj pa dyshim që do e bëjë rrëmujë, dhe duhet ta bëjë. Dhe ju duhet ta shijoni këtë llastim. Nëse liria juaj sfidohet nga e qara e një fëmijë të vogël atëherë nuk jeni njeri I zgjuar. Kjo është braktisje. Ose mund të them është vetmi. Është të shkëputesh nga e hershmja, nga e madhja, nga më e madhja gjë që jeni, që të thotë të jesh I aftë të tolerosh lirinë e të tjerëve, një fëmijë që nuk ka liri të qajë në shtëpi? Ç’lloj lirie konceptoni. Një nënë që nuk ka të drejtë të thotë atë që do për fëmijën e vet, gjë që është detyra e saj t’I thotë atij ç’është e drejtë apo e gabuar. Nëse djali nuk ka të drejtë të hajë atë që do në shtëpinë e familjës së tij atëherë c’lloj lirie keni? Është një gjë kaq e ngatërruar. Prandaj kjo lloj lirie është Thjesht e kundërta dhe ekstremi I skllavërisë. Por në qendër është dashuria ku ju jeni I lidhur (detyruar) me secilin. Unë jam e lidhur me fëmijët e Mij. Po jam. Jam krenarë për ta. Ata më lidhin mua dhe unë gjithashtu I lidh ata. Është një lidhje e përbashkët të cilën e shijojmë mes vetes. Ka kaq shumë dhenie dhe marrje kur është kjo lidhje dashurie. Por a e kuptojmë rëndësinë e kësaj lidhjeje dashurie? Në pretekstin më të vogël ne e presim. E zëmë se gruaja thotë: “Do më pëlqente të dilnim sot”. Burri thotë “Pse? Nuk e kupton që jam shumë I lodhur sot?”. Ose nëse burri thotë: “Sikur më hahet diçka”, ose ndonjë lloj të veçantë si petulla ose ndonjë gjë të vogël. “Oh jam shumë e lodhur” sa herë që pyet. Nëse ajo mund të mendonte të bënte këtë gjë të vogël ai do të ishte shumë I lumtur. Ajo duhet të vdesë të marrë vesh çfarë don ai. Ai duhet të vdesë të marrë vesh çfarë don ajo. Dhe më pas të shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit ose jeni duke shkuar kot gjithë vlerën që keni si qënie njerëzore. Nuk e kuptoni se sa humbni nga njëri tjetri. Çdo moment është I mbushur me kaq lidhje të bukura që shkëmbehen. Çfarë fitoni? Mënyrën si luftoni. Ajo për të cilën luftoni. Çfarë keni fituar më lini ta shoh? Kur të vdisni duhet të lajmëroni në gazetë që XYZ ka vdekur dhe do kuptoni që nuk do gjeni asnjeri. Dhe do ju duhet të paguani njerëz që t’ju përcjellin kur të vdisni. Kjo është çështja sot. Ekziston kaq thatësi, kaq boshllëk, kaq vetmi. Ç’keni arritur me këtë. Keni kaq lidhje për të krijuar, dhe s’është çështje sakrifice. Duhet të sakrifikoni për familjen, Çfarë po sakrifikoni? E kam fjalën nëse paguani për familjen ju po merrni gëzim prej saj. Prandaj e bëni. Nëse duhet të jetoni një jetë të mirë të këndshme nuk jeni duke sakrifikuar gjithcka por jeni duke e fituar atë, duke bërë një jetë të mirë. Nëse gruaja juaj thotë “Mos shko në pub”, dhe nëse nuk shkoni atëherë s’duhet të thoni është ortodokse, me të vjetrën, këtë atë e kështu me rradhë. Por në vend të kësaj duhet të falenderoni yjet që në këtë kohë moderne keni gjetur një njeri që ju thotë të vërtetën. Sepse gjithçka është ngritur tashmë, mendoni se nuk duhet të thuhet e vërteta? E gjithë kjo është një gënjeshtër në të cilën jetoni. Dhe nëse doni të jeni të lumtur zbrisni në realitet.Miqtë, e njëjta gjë. Me miqtë, ç’lloj raportesh kemi me miqtë tanë? Çfarë presim prej tyre? U dërgojmë një kartolinë për Krishtlindje, dhe nëse nuk na e kthejnë ndjehemi keq. Nuk ka lidhje më të fortë të përjetuar me ta. Nëse e lejoni veten të lidheni me ta, ata do të lidhen me ty. Më mirë provojeni këtë. Përpiquni të lidheni me ta. Mos u frikësoni nga askush. Thjesht provoni të lidheni me të tjerët dhe do të habiteni se sa shumë ata do ju japin juve. Unë jam një shembull I gjallë I kësaj. Po ju them që jam një shembull I gjallë I kësaj. Ndihem e lidhur me të gjithë ju. Nëse dikush më thotë: “Nënë kur do të na lësh? Jo nuk mundem. Unë s’mundem. Thjesht jam e lidhur me ju. Thjesht nuk dua t’ju lë juvë sepse ju dua kaq shumë. Si mund t’ju lë? Është e pamundur për Mua. Po pastaj, ç’fitoj prej kësaj jetë? Gjithçka ka kjo botë. Çfarë doni ju të marr Unë? Unë as që mund të numëroj çfarë mund të marr prej saj. E pafundme, oqean. Unë jam shndërruar Vetë në oqean. Të ndryshosh idetë rreth lirisë personale dhe çlirimit tuaj, është të çlirosh inteligjencën tuaj. Ju po çlironi dijen tuaj. Dhe ëmbëlsia e bukuria nuk prishet kurrë edhe nëse je I ri apo I vjetër. Kjo do të jetë e juaja. Por ju lutem largojini këto helme që janë vendosur brenda dhe jashtë jush. Këto janë helme mendore. Mund t’I hiqni nëpërmjet Agnyas. Do e kuptoni që kjo është një hapje nga ku dalin shumë gjëra. Përpiquni që të funksionojë. Shikojeni pemën me dashuri dhe do kuptoni që vetë pema po ju jep gëzimin e krijesës së saj. Sepse ju bëheni pa mendime. Dhe krijuesi që ka bërë këtë pemë të mrekullueshme do të derdhë gjithë atë gëzim që është brenda tij, brenda jush. Çdo qënie njerëzore është një depo gëzimi. Në çdo prag, në çdo vend ka bukuri, mos e humbni atë. Por nëse keni ndjenjë zotërimi për të, apo tradhtie (shkelje kurore) atëherë nuk mund ta shijosh kurrë. Asnjëherë s’mund ta shijosh atë bukuri, atë depozitim, atë pasuri që është tek çdo njëri e që në çdo moment është duke flluskuar. Për Agnya është gjë e mirë që po afrojnë Krishtlindjet. Është koha në të cilën unë duhet t’ju uroj Gëzuar Krishtlindjet, është ky rast që jam duke u folur për Cakrën Agnya në të cilën, ajo që thashë është Agnya bën që dikush duhet të dijë ç’urdhër të japë dhe si të bindet. Bindjuni Hyjnores. Bindjuni të moshuarve, bindjuni vetes dhe jo egos suaj. Dhe më pas mund edhe të urdhëroni. Jo vetëm qëniet njerëzore por ju mund të urdhëroni madje edhe diellin edhe hënën, erërat dhe çdo gjë në botë. Mund të kontrolloni gjithcka, gjithcka me këtë Agnya. Ai nuk do ta bëjë, provojeni. Kjo është një hile ju them për ata që janë shpirtra të realizuar jo për ata që nuk janë ende të vetërealizuar, por ata që janë të realizuar mund ta provojnë. Nëse një person është duke gabuar ju mund ta provoni me Agnya tuaj. Çfarë do ti thoni Agnya suaj do të respektohet për saj (Agnay). Dhe ju vërtet që do të bëheni mjeshtër (master) I vetes e më pas mund të zotëroni shumë gjëra. Dhe sot në këtë ditë të mrekullueshme kur po ju uroj Gëzuar Krishtlindjet, uroj të keni Agnya më të fuqishme, që kur njerëzit t’ju shohin ballin duhet të kuptojnë që Krishti ka rilindur përsëri brenda jush.Zoti ju bekoftë! [1] e ka fjalen per hemisferat[2] Chakra e parë. Do të thotë 'rrënja që mban ".[3] Qendra e ballit.[4] Njeqelizore.[5] e kufizuar