The Vishuddhi Chakra, Delhi 1983

The Vishuddhi Chakra, Delhi 1983 1983-02-02

Location
Talk duration
109'
Category
Public Program
Spoken Language
English, Hindi

Current language: Albanian, list all talks in: Albanian

The post is also available in: English, French, Bulgarian, Hindi, Italian, Portuguese, Marathi.

Programi Publik mbi Vishuddhi Çakra, Delhi (India), 2 Shkurt 1983.

Profetët kanë lindur dhe kanë krijuar një dallgezim në vetëdijen tonë, një dimension të ri të kuptimit tonë rreth fesë, dharmës, e cila duhet të asimilohet dhe të kuptohet se, çfarëdo gjëje të kenë thënë profetët e mëparshëm, duhet të kulmojë në diçka tjetër.

Kështu siç mund të themi profeti Muhamed ka thënë se të gjithë këta profetë që kanë ardhur në tokë kanë krijuar një dallgezim të ri dhe gjithashtu i ka ushqyer qenjet njerezore me nje evolucion me te ri. Ideja e qënieve njerëzore per risine është se ne duhet të heqim dorë nga të gjitha që janë të vjetra dhe ne duhet të bëhemi të rinj. Ose ata mendojnë se risia eshte absolutisht një kusht ballafaqimi në të cilin njeriu duhet të rritet dhe ky është shkaku i marrëzisë së shumë njerëzve në Perëndim si edhe në Lindje

Kurdo që një temë e re ka filluar, siç mund të themi qe ne fillim një shenjt i madh erdhi në këtë tokë dhe i gjeti njerëzit duke adhuruar idhujt në një rrugë krejt të gabuar, sepse në bibël është thënë qe çfarëdo që është krijuar nga toka meme nuk duhet te riprodhohet dhe të adhurohet.

Kështu qe prej saj ata krijuan një fe tjetër ekstreme duke thënë se asgjë nuk duhet adhuruar, por është thënë se çdogjë qe riprodhohet nga nëna tokë.

Pra ka shumë gjëra në të gjithë botën të cilat janë krijuar nga nëna tokë. Kështu ato nuk duhen adhuruar duke i riprodhuar ato dhe të bësh imazhe me to. Kur profeti vdiq duke thene : “ Kjo nuk duhet bërë, një person nuk duhet të adhurojë imazhe’, filloi ana tjetër e saj, ekstremi, duke shkuar në ekstrem se nuk duhet të ketë adhurime edhe nese i ka krijuar nëna tokë. Kështu të gjitha qëniet njerëzore u ndane në kushte ekstreme.

Një situatë e tillë ndodh kur vjen dikush dhe thotë se,”Kjo nuk duhet bërë.” Kështu njerëzit e marrin ate ceshtje dhe fillojne te ndërtojnë mbi të duke thënë: “kjo nuk duhet bërë se ka thënë profeti.”

Natyrisht pas vdekjes së profetit; kur profeti jeton askush nuk e dëgjon. Të gjithë ata e torturojne atë, e mërzisin, i bëjnë të gjitha gjërat dhe në fund ata edhe mund ta vrasin. Një ceshtje tjetër pastaj është: çdo profet ka lindur në një periudhë të ndryshme kështu duke u varur nga periudha e kohës që ai ka lindur ai flet për një problem te caktuar. Per shembull kur lindi Muhamedi, Ai e tha shumë qartë: “Ju nuk duhet të pini”; Kështu njerëzit thane: “Në rregull, ne nuk do pimë, por ne mund të pimë cigare”. Kështu atij iu desh të korrigjonte veten. Ai pati thënë: “Unë jam profeti i fundit”. Por zbuloi se nuk ishte kështu. Kështu ai erdhi përsëri si Nanaka për t’u thene njerëzve: “mos pini as cigare.”

Keshtu nje person ose nje grup personash që ndjekin një mishërim shkojnë në një ekstrem tjetër dhe përpiqen të rrëzojnë të gjitha traditat, gjithçka që është ndërtuar deri më tani. Si të presësh të gjithë pemën dhe të fillosh me pemën tende personale. E cila është artificiale. Më pas grindja filloi kur profeti Muhamed po drejtohej në një nivel tjetër dhe më pas dishepujt e Nanakas po drejtoheshin në një nivel tjetër, ku ata thjesht mendonin se nuk kishin lidhje me njëri tjetrin. Por kjo nuk është e vërtetë.

Me vone gjithashtu ju e dini sa shume gjera te tilla kanë ndodhur në këtë botë, mund të shohim se ne çdo ringjallje qe fillon, njerëzit shkojnë në ekstrem të saj dhe pastaj shkatërrohen plotësisht

Ne Krishterim ju do të shihni te ndodhin te njetat gjera, kur Krishti erdhi këtu, Ai foli per problemet me te cilat u perball. Por gjëja më kryesore Ai duhet te fliste per ringjalljen, per ngjitjen dhe Ai foli për ngjitjen. Ai foli për shpirtin dhe me ringjalljen e Tij Ai tregoi se Ai u ngjit. Por njerëzit nuk qendruan në atë pikë. Ata kurrë nuk menduan se duhet te ngjiten. Askush nuk shqetesohet qe ju te ngjiteni. Ata morën një gjë të vogël nga diku. Gjithashtu më pas erdhi një person i quajtur Shen Pauli i cili nuk kishte te bente fare me Krishtin. Ai nisi një fe të Kristianizmit e cila ishte e gjitha absurde, kundër Krishtit, anti-Krisht.

Asnjë nga këta profetë nuk ka hedhur poshte profetet që kane ardhur perpara tyre.

Tani problemi eshte se njeriu duhet te plotesohet dhe profeti Muhammed e dinte se do vinte një ditë kur ky problemi i plotesimit, permbledhjes dhe bashkimit do të vinte dhe ai foli shumë rreth Sahaja Yoges në njefare menyre, ai tha kur ringjallja të vijë. Gjeja me e habtshme eshte se Ai foli më shumë rreth Ringjalljes se sa rreth Gjyqit te Fundit. Ne lidhje me Kyama Ai foli shumë pak. Ai foli për kohen e Ringjalljes, sepse ajo ishte problem. Ata folën rreth problemit me te cilin ata u përballën.

Ju kam treguar se si Buddha foli vetëm për Atma Sakshatkar [1] dhe jo për Zotin sepse ata njerëz që shkuan tek Zoti, ose menduan per Zotin, ose thjesht studjuan Zotin menduan se do beheshn vete Zota. Kështu ai tha, “Ju duhet të arrini Vetërealizimin.”

Më pas Mahavira që foli për Ferrin ku njerëzit mund të shkojnë, sepse kjo ishte puna e tij, pjesë e saj. Këto janë aspektet e ndryshme të qënieve njerëzore te cilat ata duhet te zgjonin. Aspekte të ndryshme. Kur profeti Muhamed filloi te mësonte njerëzit për të falur Namaz-in [2] njerëzit qeshen me të. Çfarë po ben ai? Përse kërkon që ne t’i vendosim duart kështu? Përse ai kerkon te ulemi ose të vendosim duart mbi gjunjë? Tani ju e kuptoni si Sahaja Yogis-t se cfare do te thote kjo, se ai donte qe ne te permiresonim fillimisht Nabhin tonë, fillimisht Dharmën tonë. E gjithë kjo lëvizje ishte për ti dhene një hov Kundalinit, por pa qenë realizimi aty Namazi nuk do të funksiononte, edhe sikur të thyeni gjunjët e të bëni çfarë të doni.

Por njerëzit ekstremiste u kapen pas saj dhe jo pas realitetit. Dhe ata bene bujë me te dhe krijuan organizata të mëdha dhe keshtu ajo u demtua. Kështu kur ai tha se Allahu Akbar duhet thënë me gishtat të vendosur në vesh, ju të gjithë thoni se nuk është keshtu? Të gjithë Sahaja Yogist -et thonë me këte gisht në veshët e tyre Allah ho Akbar. Sepse ju e dini qe ky është gishti që përfaqëson Vishuddhin dhe hyjnia chakrës Vishuddhi Shri Krishna bëhet Virata [3] me Akbar. Kështu kur doni te thoni Akbar ju duhet ti vendosni gishtat tuaj në vesh dhe duhet të thoni Allah ho Akbar.

E gjithë marrdhënia dhe çdo gjë nuk u kuptua asnjëherë. Për Indianët Shri Krishna ishte Omkara e tyre. Për njerëzit perëndimorë Krishti ishte Omkara i tyre. Për njerëzit e tjerë të Arabisë Mohammed ishte Omkara i tyre. Si mund te ndodh kjo? Ata jane te gjithe te lidhur me njeri tjetrin. Dhe se si te lidhen me njeri tjetrin eshte problemi i Sahaja Yoges. Kur ata vijne nga komunitete te ndryshme dhe ide fikse te ndryshme eshte e pamundur t’i perziesh ata dhe tu thuash “Ju jeni te gjithe nje”. Per shembull te flasim per unitetin Hindu-Mysliman. Profeti Muhamed nuk e dinte qe do te kishte probleme te tilla por Nanaka ka thene ne kemi ardhur te sjellim unitetin midis Hinduve dhe Myslimanve.

Por nga jashtë nëse ju praktikoni unitetin Myslimane-Hindu apo çdo unitet, nuk do te funksionoje. Ajo nuk funksionon në marrdhëniet e jashtme. Edhe vëllai juaj nuk mund të bëhet vëllai yt, nëse funksionon nga jashte. Por nëse shpirti është i zgjuar brenda jush, atëherë shpirti është e ai qe ben lidhjen me gjithësine me Viraten. Me Akbar. Qe Akbar te ndihet ju duhet te keni realizimin tuaj përndryshe ju thjesht jeni duke folur në ajër. Ju nuk e dini se kush është ky Akbar. Ju duhet të lidheni me kete Virata dhe kjo Virata është Qenia Fillestare. Ne në fakt jemi totalisht te shthurrur sepse ne kemi mishërime të ndryshme. Edhe nese nuk jeni absolutisht ateistë, edhe nese nuk thoni qe nuk besoni në Zot ose besoni në diçka tjetër që është anti-Zot. Edhe nëse besoni në Zot, ju besoni në Zot ne fragmente, në aspekte të ndryshme te Tij, por ju nuk e shihni Atë te permbledhur ne teresi. Ju duhet të shihni se Ai është një Zot i vetem.

Çdonjeri thotë se Ai është një Zot i vetem. Natyrisht Ai është një Zot i vetem. Unë jam një njeri por unë gjithashtu jam një bashkeshorte, unë duhet të bëj punë shtëpie. Unë jam gjithashtu motra e dikujt. Unë jam gjithashtu nëna juaj dhe nëna e fëmijëve të mi dhe gjithashtu një gjyshe. Kështu unë kam shumë aspekte të ndryshme të punës që bëj. Një njeri i vetem duhet ti bëjë ato.

Kur në flasim për Zotin si një te vetem ne mendojmë se Ai është Shkëmbi i Gjibraltarit, vetëm një pjese. Edhe shkembi i Gjibrartarit nese shkoni dhe e shihni ate nuk eshte i perbere nga nje cope e vetme. Per asgje ne kete bote nuk mund te thoni qe eshte vetem nje cope. Ajo duhet të jetë përzierje apo perberes i diçkaje. Keshtu si eshte e mundur qe Zoti te jete vetem nje cope, duke qendruar në qiell si një cope e vetme si nje Zot qe është një, ne kete menyre ne nuk do kemi asnjë aspekt tjetër të Zotit. Zoti ka shumë aspekte te cilat ne duhet ti kuptojmë.

Kështu qe une e ndiej se ka dy koncepte të cilat funksionojnë në këtë botë. Njëra është ajo që ata besojne se Zoti është një dhe nuk mund të ketë disa aspekte të Zotit. E cila është gabim. Krishti ka thënë: “Ata që nuk janë kundër meje janë me mua”. Kështu ky lloj koncepti mendor rreth Zotit, se ai është thjesht si Shkëmbi i Gjibraltarit. Shikoni tani këtë shandan që ju keni bërë - aty ka kaq shumë drita, ato të gjitha janë duke na dhënë nje drite te gjitheve ne. Ato nuk japin ndriçime të ndara, apo jo? Si jane duke u ndeshur ato me njëra-tjetrën? Cila ndeshje po vazhdon? Ato po i shtohen të njëjtit ndriçim. Ky është një shandan por ne kemi shumë drita. Ne nuk mund tja dalim me një dritë.

Ne perjudha te ndryshme një person duhet te linde. Çdo periudhe nje njeri duhet te linde per te ndriçuar një aspekt të vetedijes dhe ndergjegjes humane. Duhet te kete shumellojshmeri sepse qëniet njerëzore janë të ndryshme. Dhe shumellojshmeria është se duke supozuar qe ju po mbështesni anen e djathte te dikujt, më pas do të jetë dikush tjetër që do vijë te mbështesë anen e majte te tij.

Dhe eshte bere e gjitha kaq mire brenda nesh, por qënia njerëzore me injorancën dhe kokefortesine e saj nuk e sheh dot. Ne të gjithë jemi bërë në të njëjtën mënyrë nëse shihni tere botën. Natyrisht ka shumellojshmeri ne paraqitjet. Ndoshta një Indian duket si Indian – por vetem në Indi ju shihni se Indianët kanë aq shumë fytyra te ndryshme. Ju mund te gjeni te gjitha ngjyrat dhe te gjithe llojet e tipareve ne fytyrat e tyre. India është i vetmi vend ku ju mund të gjeni të gjithë llojet e njerëzve. Ju mund te gjeni njerez te ngjashem me Ruset, ju mund te gjeni njerëz te ngjashem me Japonezët, Kinezët, ju mund te gjeni njerez te ngjashem me Afrikanët. Të gjithë llojet e njerëzve janë në këtë shtet për të treguar se të gjithë njerëzit mund të quhen si një racë si Indianë.

Tani nuk është gjithmonë injoranca që i bën njerëzit të harrojnë se ne të gjithë jemi një. Çdo qënie njerëzore qesh në të njëjtën mënyrë. A qesh ai në një mënyrë tjetër? Nëse ai duhet të hajë ushqim ai përtypet në të njëjtën mënyrë. Ai qan në të njëjtën mënyrë. Kur ai qan e qara e tij është e njëjtë. Veprimet e tij janë në të njëjtën mënyrë. Nëse një grua është e mërzitur me burrin e saj..... dje pashë programin (ëmri) me vëllain tim dhe u habita se sa universal jemi ne në shprehitë tona. Ai tregonte se si një grua nervozohet me burrin e saj dhe se si sillet ajo. Nëse ju i shihni këto veprime të cilat janë të përshkruara ju do të habiteni sepse ato behen nga të gjitha gratë ne te gjithe boten. Dhe reagimi i burrave nëse doni ti shihni të gjithë burrat reagojnë në të njëjtën mënyrë.

Burri im ishte sekretar i Shastriji. Ju e dini që ai shkoi me Lal Bahadur Shastri në Tashkent herën e tij të fundit, por ai gjithashtu shkoi një herë në Jugosllavi dhe atje gruaja e Gjeneralit Tito, u miqësua shumë me Znj. Shastri. Të dyja ishin shumë mike. Kështu Shastriji e paralajmëroi gruan e tij: ”Shiko! Ju jeni shoqe të mira por tani mos fillo të qash si një grua Indiane kur te largohesh.” Kështu e shkreta ishte duke kontrolluar lotët e saj gjithë kohës. Por ajo më tha Mua: “Unë po e kontrolloja veten por ishte ajo që filloi të qante shume, shumë. Dhe më pas filloi të qantë me zë të lartë, duke më përqafuar. Kështu unë nuk e kontrollova me dot veten. Unë gjithashtu u dorëzova, dhe fillova të qaj. Dhe të dy bashkshortët filluan të shihnin token”

Kështu në themel të gjitha gratë, të gjithë burrat në botë reagojnë në të njëjtën mënyrë në një situate. Dhe mund ti shihni reagimet e tyre shume qarte dhe kur behet fjale per femijet. Ata të gjithë veprojnë në të njëjtën mënyrë.

Të supozojmë se ata dëgjojnë se dy fëmijë i kane kapur diku ose diçka po i ndodh atyre. E gjithë bota do të shqetësohet se si ti shpëtoje. Duhet bërë diçka për ti shpëtuar ata. E gjithë bota do ti lutet Zotit: “O Zot të lutem shpëtoji këta dy fëmijë që i kane kapur.” Te gjithe do shqetësoheshin sikur të ishte vete femija i tyre atje. Edhe kur behet fjale per vdekjen unë kam parë qe, kur pati një turbullire ajrore, avoni po ulej dhe njerëzit ishin të shqetësuar se ata mund të mos shpetonin, une e di se në çdo masjid, në çdo tempull, në çdo kishë, kudo, ata vertet ishin Amerikanë; askush nuk mendoi për Amerikanët, çfarë fejë kane apo gjera te tjera. Për ata ishin një pjesë e qënieve njerëzore. Lidhja njerezore filloi të veprojë. Në atë kohë ata kurrë nuk menduan se te çfarë shteti ishin, se çfarë Amerikanët u kishin bërë Indianëve, asgjë të tillë. Ata Thjesht menduan: “Oh Zot të lutem shpëtoji ata”. Te gjithe u luten për ta, iu lutën Zotit, dhe u lutën për ta, që ata të shpëtonin.

Në atë kohë çfarë na kishte ndodhur? Si harruam? Ne prekëm realitetin në atë kohë dhe kaq. Kur Hebrenjtë perndiqeshin nga Hitleri, simpatia e çdokujt ishte me ta. Por kur këta Hebrenj filluan të sulmonin Myslimanet më pas simpatia e çdokujt ishte me Myslimanet. Atëherë pse nuk i mendoni të gjitha fetë? Edhe Hebrenjtë paten simpati për Myslimanët. Atehere ne nuk menduam se çfarë ndryshimi kemi me ta. Askend prej njerëzve nuk dëgjova të thotë: “Shume mire po ua bejne”. As Hebrenjtë. Kështu pjesa që është brenda nesh e cila është humane bëhet absolutisht e shqetësuar kur ne shohim disa qënie njerëzore të tjera qe torturohen.

Natyrisht nëpërmjet këtyre ideve të tmerrshme të fanatizmit ose ndoshta frikë ose ndoshta agresivitet ose çfarëdo që të jetë, ne mund të përpiqemi të jemi të ashpër. Nëse pyesni gjermanet se si ndjehen për masakrën, ata ulin kokën. Ata thonë: “Nuk e dimë. Nuk kemi qene ne vete. Nuk e dimë se si e bëmë. Nuk e dimë se si ndodhi.“ Kështu kur dhuna ka marre fund, thjesht filloni të ndjeni: “Oh Zot, unë jam një qënie njerëzore, ata ishin qënie njerëzore.“ Kështu ky unifikim hyn brenda, ndjenja e ndërgjegjshmërisë hyn brenda. Nuk ndodh kështu tek kafshët. Nëse ata duhet të punojnë, nëse ata duhet të bëhen aktivë, ata rrine bashkë por nëse dicka vdes ata nuk bezdisen. Edhe nëse pjella e një majmuni është sëmurë nëna shqetësohet për të. Ajo do të ulërasë, bërtasë, por nëse kelyshi ka ngordhur ajo thjesht do hedhe tutje pjellën dhe do ngrihet. Janë vetëm qëniet njerëzore që kanë ndjenjën e unitetit.

Kështu ndërgjegja jonë... kjo na është dhënë neve nëpërmjet ardhjes së Shri Krishna. Ai na dha ndërgjegjen njerëzore, ose Ai e mban atë ndërgjëgje brenda nesh. Ne duhet ta pranojmë Atë si një person që na jep neve ndërgjegjen e marrdhenies humane.

Dhe kurdo që kanë ndodhur probleme si dikush që më tregoi se ne [SOMNAT] njerëzit besojnë se Shri Krishna erdhi si profeti Muhamed për të dhënë mësime. Shumë Hindu besuan se ishte Shri Krishna që erdhi si profeti Muhamed për ti dhënë një mësim këtyre Brahminëve të keqinj të cilët po fitonin para prej këtij tempulli. Shumë Hindu besuan se, per të dënuar këta Brahminë të keqinj që po fitonin para ai duhej të vinte si profeti Muhamed për të thyer këtë idhull i cili po u jepte këtyre shumë para dhe ata po bënin të gjitha llojet e zhvatjeve nga të devotshmit e varfër të cilët ishin të devotshëm ndaj atij tempulli. Vetem ai mund ta bente kete.

Kështu ne duhet të kuptojme se kur ne nuk jemi të shkrire ne nje, ne nuk mund ta ndjejmë shkrirjen e qënies sone. Ne nuk jemi të shkrire ne nje, kete duhet ta kuptojme. Mendja jonë punon në një menyre, zemra jonë punon në një rrugë tjetër, mëlçia jonë punon në një rrugë tjetër. Siç ju a thashë jam tepër e habitur qe kur ata na thane: “mos pini”, ata njerëz që ndjekin këto fe vazhdojnë te pinë.

Por përveç asaj feje harroje atë. Duke shkuar në pijetore, ata shohin një burrë duke dale duke u lekundur e duke u rrezuar, ata perseri hyjnë brenda për tu gjendur në të njëjtën situatë. Pse? Sepse mendja u thote atyre te mos e bejne, mendja thotë: “Mos shko!”, truri thotë: “Mos shko!” por zemra e tyre është e dobët. Ata nuk munden ta kundershtojne ate.

Veset. Të gjitha veset vijnë nëpërmjet kësaj shthurrje. Ne jemi kaq të shthurrur e te shperbere brenda vetes sonë, sa që nëse një person dëshiron të bëjë diçka ai bën të kundërtën e saj dhe kjo është arsyeja se pse ne pranojmë këtë lloj ballafaqimi në jetë, çfarë është treguar nga Ai për muzikën dhe për çdo gjë. Muzika ka ardhur nga dashuria e Zotit. Asgjë që nuk është për dashurinë ë Zotit nuk është muzikë.

Do ju jap një shembull. Ishte një vajze që bënte një lloj kawali dhe unë isha në komisionin e kritikes. E kritikova kawalin e saj dhe i thashë: “Kjo nuk është kawali” Ajo tha: “Pse?” Unë i thashë: “Kjo quhet [MUJARAT] Kjo është tmerrësisht epshndjellese, eshte diçka e tmerrshme, është një fyerje ndaj Zotit. Ju nuk mund të këndoni kështu.”Kështu ajo tha: “Jo, kjo është kawali.”. Unë i thashë: “A e dini që kawali nuk është kënduar kurrë nga një grua dhe nuk është bërë kurrë në këtë stil të pisët në mënyrën e një prostitute siç po e këndoni ju këtë kawali?”

Gjithmomë muzika ka qene per lartesimin e Zotit. Dhe prandaj profeti Muhamed ka thënë se muzika duhet të jetë në lavderimin e lartesimin e Zotit. Kështu ne kishim diçka tjetër si [NATH] dhe të gjitha këto. Por edhe në kohën e Shri Krishnas e gjithë muzika bëhej për [RA-S]. Ra. Ra është energji.[S ]do të thotë [E NJËJTË ? ]Ata po luanin bashke me Radha [4] , po luanin Rasa dhe kështu ata po bënin qarkullimin e energjisë për të shkrire veten e tyre dhe këndonin muzikë. Për këtë është.

Por ju zbuloni se njerëzit nuk e kuptojnë. Ata e përdorin muzikën për ndjeshmërinë epshore. Është Anti-Zot. Kjo fuqi e muzikës ka ardhur tek ne për te madheruar Zotin dhe kaq. Për asgjë tjetër. Jo për të bërë të gjitha llojet e gjërave të pista dhe per te kënduar të gjitha llojet e gjërave qesharake.

Kur Ai tha se gjithe muzika duhej te ishte në emër të Zotit, ne kemi një person si [???]... i cili nuk ishte i dhene pas asnje muzike. Ai ishte një i ri i patundur dhe Myslimanët e tjerë që erdhën nuk këndonin asgjë që është kawali ose diçka tjetër, do këndonin gazalë të keqij të cilat thjesht përshkruajne ndarjen e një gruaje dhe një burri dhe të gjitha llojet e gjërave të pista. Me keto temperamente te shthurura njerëzit u dhane pas çdo gjëje që erdhi tek ta vetem për te kenaqur veten e tyre.

Le te flasim per Omar Khajam-in. Kush është ai? Ai është nje njeri absolutisht Anti-Zot. Por njerëzit e vlerësojnë shumë. Pse? Sepse pjesa e shthurur e zemrës së tyre pëlqen Omar Khajam-in kur ai këndon: “Oh, ne duhet të pimë këtu. Çfarë ka në këtë jetë? Ne nuk e dimë se çfarë do te ketë atje“. Sepse profeti Muhamed ka thënë të mos pimë, ai duhet te këndojë një këngë të tillë.

Kjo është poezia e Z. Omar Khajam, i cili respektohet shumë kudo. Dhe ai është cilësuar si një poet i madh në Iran ku sot Khomeini është një burrë i madh e i tmerrshëm dhe ai ende respekton këtë Omar Khajam; Nuk e di se si ai e respekton atë. Çfarë kontrasti që është, thjesht shikoni, çfarë kontrasti ben ky Omar Khajam qe këndon këngë të pista. Ato nuk janë per madherimin e Zotit. Muzika që nuk është në madherimin e Zotit nuk është muzikë. Është [ASHLEED]. Është ndyrësi. Është fëlliqësi.

Muzika jonë klasike në Indi është bazuar në AUM [5] . Edhe Kundalini kur arrin këtu tek vishuddhi Çakra nxjerr të gjithë tingujt:

(Shri Mataji këtu krijon tingujt zanorë të gjashtëmbëdhjëtë tingujve - Kërkoj ndjesë që nuk mund të kap sekuencën e duhur të zanoreve me veshët e mi! Këto më pas janë të kopjuara nga Interneti: AM, AAM, EM, EEM, UM, OOM, RIM, REEM, LRIM, LREEM, AYE, AYEE, AO, AOU, ANG, AH)

Shri Mataji: Të gjitha këto gjashtëmbëdhjetë zanore vijnë nga gjashtëmbëdhjetë Çakra ose nën-Çakra ose petalet e këtij vishuddhi Çakra. Këto janë Bija mantras [6] të vishuddhi çakra. Të gjitha zanoret vijnë nga këtu dhe kur ne këndojmë këngë të pista e dëmtojmë këtë çakra vishuddhi.

Prandaj të gjithë njerëzit që këndojnë këto këngë të pista duhet te jepen pas pijes, sepse unë mendoj se ata nuk mund te durojne, ata nuk mund ti këndojnë këto këngë të këqija nese nuk zgjedhin një lloj arratisje totale nga Zoti. Kështu muzika dhe pija filluan te shkojne dore per dorë me njera-tjetren. Në perëndim muzika theu të gjitha traditat e saj sepse ata nuk kishin asnje ndjesi te mbetur në veten e tyre për të njohur se muzika është vetëm për Zotin. Vetëm për himnet që duhen kënduar në emër të Zotit. E gjithë muzika duhet bërë në lavdi të Zotit. Të gjitha ragat duhen bërë në lavdi të Zotit.

Ne nuk kemi sistem Namazi ne kohë të ndryshme, por ne kemi një sistem të muzikës në kohë të ndryshme. Në kohë të ndryshme një muzikë e caktuar duhet të luhet aty ku ju përshkruani një frymezim. Dhe të gjitha frymezimet që përshkruhen duhet te lidhen me Zotin. Nuk ka asnjë frymezim tjetër që është i kendshem per shpirtin që nuk lidhet me Zotin. Nuk ka asnjë frymezim tjeter qe mund te na jape kenaqesi te vertete.

Edhe Bhivatsa, frymezimi i Bhivatsa është grotesk. Edhe ai frymezim qe dike e kenaq, dikush mund të shohe ne te ndyresine dhe felliqesine. Sistemi jonë muzikor është jashtëzakonisht shkencor, sepse ai ka marrë formën e muzikës me Kundalinin duke lëvizur në Sapta Swaras të ndryshme. Këto shtatë Swaras janë ndërtuar në shtatë çakrat tona: Sa, Re, Ga, Ma – Nënë, Pa, Dha, Ni.

Edhe emri im gjithashtu fillon me Ni. Këto shtatë Swaras janë të ndërtuara me shtatë nota dhe aty ka [VRIKRUTIS. VRIKRUT Swaras] të cilat janë pjesa tjetër që ju e quani Çakra që ne duhet të bëjmë rreth dymbëdhjetë Swaras. Por askush nuk e kuptoi kuptimin e vërtetë të muzikës. [SHARADA]Perëndesha Saraswati është ajo që mban mesazhin e Viratas brenda dhe na tregon neve se si duhet të këndojmë.

Ajo na tregon se çfarë i pelqen Zotit. Thjesht mendoni se si këto Raga janë krijuar. Sepse fillimisht ata zgjedhin notat [ARROHA] të [ROHAS] te shkuarit lart dhe poshtë, te cilat i pelqejne Zotit. Kështu krijohen meloditë. Meloditë janë të fiksuara. Ju nuk mund të ndryshoni meloditë, notat, sepse ata zbuluan se në këtë pikë shpirti zgjohet. Tek vibrimet që ata zbuluan. Ata zbuluan se kur ata kënduan në këtë mënyrë kjo funksionoi. Veena [7] që ata luajtën dhe zbuluan Swarat ekzakte. Swarat ekzakte te cilat do t’ju bënin vërtet të ndjeheshit mirë.

Tani ju e dini që këta njerëz që vijnë nga Perëndimi nuk kuptojnë asnjë muzikë Indiane në nivelin mendor. Por ata e kuptojnë në nivelin shpirtëror sepse shpirti i tyre mbushet me gëzim dhe vibrimet fillojnë te rrjedhin. Kuptimi i muzikës, ky përshkrim i muzikës është bërë nga Shri Krishna. Është ai që na mësoi Tala-n.

Natyrisht ne mund të themi se Shiva është Ai që kërcen Tala-n, por ai që e përshkroi atë për qëniet njerëzore i cili dha mesazhin në të gjithë botën se si Tala duhet të jetë, është Shri Krishna nëpërmjet lëvizjeve të tij vallëzuese. Ai mbajti Tala-n gjatë gjithë kohës, ashtu si vete mënyra që Ai qendron na tregon se si Ai mbajti Talën. Dhe ai luajti [MUDLHI] gjithashtu për të treguar se muzika është dashuria e Zotit. Muzika e tij na tregon dashurinë e Zotit. Kjo ju lehtëson ju. Kjo ju pastron ju. Kjo ju bën ju të lumtur. Kjo ju jep juve gëzim. Prandaj ai na e tregoi këtë nëpërmjet kënges se tij, nëpërmjet muzikës së tij. Ai kurrë nuk shkruajti poezi apo jo? Ai kurrë nuk shkruajti poezi të mirfillte, por kur ai foli, kur foli në [GUDRIA] në prozë ajo u bë Gita. Pikërisht kur ai foli kjo u bë Gita.

Natyrisht njerëzit janë përpjekur ta dëmtojnë ritmin, gje te cilën unë ndonjëherë e ndjej kur njerëzit e recitojnë, por perseri ne duhet të themi se kur Ai realisht e krijoi atë, ishte qe qëniet njerëzore të krijonin poezi prej prozës. Prej prozës. Ai e bëri atë të komunikueshme. Sepse njerëzit fillimisht mund të kuptonin vetëm muzikën, ritmin e muzikës. Ata nuk kuptonin shumë fjalë dhe gjëra por Ai e bëri atë të mundshme.

Edhe në Kuran, nëse e lexoni, pak fjalë para fillimit të cdo kapitulli askush nuk i kupton. Ato nuk janë asgjë përveçse mantra bijas, por ata e vendosën atë atje. Ata e dinin se njerëzit nuk do ta kuptonin, por Ai e vendosi atë atje sepse njerëzit do e kuptonin.

Të gjitha këto gjëra ju mund te mos i kuptoni. Ju mund të mos më kuptoni as Mua, por çfarëdo që ata bënë ishte për [HEETHA/ HITHA] tuaj. Kjo është ajo që ndodhi, në kohën e Shri Krishna-s që Ai krijoi konceptin e [HEETH], sepse është thënë se ju duhet të thoni të vërtetën dhe duhet të thoni atë që është e ëmbël, Pria...

Ishte mesazhi i Shri Krishna që ju duhet të flisni ëmbëlsisht. Ata njerëz që kanë një Vishuddhi Çakra te rregullt flasin shumë ëmbël. Zëri i tyre ka metodën magjepëse për të kapur zemrën e njerëzve dhe jo ti përuli ata, por ti ngrejë ata. Kështu Ai tha se ju duhet ta bëni këtë ëmbëlsisht. Kjo ishte tema e Tij kryesore. Ai e bëri çdo gjë kaq ëmbëlsisht sa që krijoi një Leela prej veprave të tij. Ishte një Leela ajo që bëri. Ai tha se kjo botë nuk është një vend ku ju duhet të jeni seriozë, ku duhet të jeni i mprehtë, ku duhet të jeni i tensionuar, por ajo është një Leela.

Thjesht shikoni Leela-n, dramën. E gjitha është një dramë. Pra e gjithë kjo është shumë e ëmbël. Nëse e shikoni të gjithë botën si një dramë ajo bëhet një gjë e ëmbël. Ëmbëlsia e saj, edhe nëse shikoni një person duke u përpjekur të beje ndonje prapesi, ju merrni kenaqesi prej kesaj. Nëse e dini që ajo është një dramë ju nuk mërziteni nëse dikush vjen dhe vret dike, sepse e dini që e gjitha është fallco, është një dramë.

Është një dramë që vazhdon dhe kjo është ajo që Ai u tregoi njerëzve se e gjitha kjo është një Leela, qe njerëzit të mos merziten por te fillojnë te luajne në dramë. Psh, ju caktoni dikë si [SWAJEMARRAS] dhe është dikush që vjen nga ana tjetër, merr një shpatë dhe me te vërtete qëllon djaloshin dhe ju thoni se ky [SWAJEMARRAS] aktor nuk është i mirë; ai përfshihet plotesisht në kete gjë dhe qëllon personin tjetër.

Pra është një dramë dhe Ai e bëri atë një Leela. Leela sepse është një dramë pa dyshim. Por kur ju realizoheni ju filloni të shikoni dramën dhe lojën, dhe ju duhet te keni parë që shumica e Sahaja Yogisteve janë gjithmonë duke qeshur, sepse ata shohin mënyrën se si gjërat janë duke ndodhur. Edhe kur ata shohin një mjeshtër guru duke u sjellë keq atyre thjesht u vjen per te qeshur me absurditetin e asaj qe ai ben.

Psh, dikush erdhi sot tek unë për të folur dhe më tha: “Nënë, kam qenë në të gjitha llojet e gjërave të pakuptimta.” Dhe po qeshte. Ai tha: “Qesh tani me ato që kam bërë.” Ai tha: “Unë shkova tek një mjeshtër guru i cili u vinte emra njerëzve; thuaj këtë [NAMA] që [NAM]. Bëra disa përpjekje, shkova tek njerëzit, që rekomanduan çështjen time.” Sepse ai nuk ishte shumë i pasur, kështu ai kurrë nuk bleu emrin dhe po thoshte: “Më jep emrin! Duhet të kem emrin!”

Dhe mjeshtri po thoshte; “Jo, jo, jo, jo. Ju duhet të prisni tre...” Ai tha: “Derdha shumë para në [SAIVAPITTI] e tij të cilat ishin të mëdha. Bëra gjithcka, por ai nuk po më jepte mua një emër dhe në fund kur puna u be keshtu ai tha: “Në rregull, do te të jap një emër”, dhe ai më dha një emër të cilin unë fillova ta marr. U bëra vërtet i çmendur pas kesaj. Fillova të ndjej dhimbje koke. Më pas ai tha: “Në rregull, ju duhet të vuani. Nëse nuk vuani ju duhet ta kaloni këtë. Ju kerkuat emrin, pra ja ku e keni.”

Dhe kur ai erdhi tek Unë, ai dukej si mos me keq. Ai erdhi tek unë në një gjendje shume qesharake, por tani ai është plotësisht i shëruar. Unë madje nuk e njoha dot ditën tjetër kur e pashë. I thashë: “Oh Zot! A je ti i njëjti person?” Kështu ai tha: “Nënë tani unë qesh me të gjitha ato gjëra dhe tani po e shoh se sa budallenj jane njerezit që shkojnë tek këta njerëz mashtrues, ndjekin ide te rreme dhe koncepte te rreme dhe se sa kot po ia fusin. Dhe ai më bëri Mua një pyetje: “A duhet ata të shkojnë në atë limit shkatërrimi për të ardhur tek Ju?” Unë i thashë: “Nuk e di për ata se çfarë kanë vendosur.” Por është e vërtetë se njerëzit janë kaq budallenj saqë jepen pas gjithë këtyre ideve dhe këtyre gjërave negative më lehtë se sa pas gjërave pozitive, për shkak se Vishuddhi Çakra e tyre është dëmtuar.

Nëse Vishuddhi Çakra juaj nuk është dëmtuar, duart tuaja punojnë më mirë. Shumë njerëz që arrijnë realizimin nuk ndjejnë vibrime në duar, sepse vishuddhi çakra e tyre nuk ështe në rregull. Tani çfarë do të thotë kjo që vishuddhi çakra juaj nuk është në rregull?

Mbi të gjitha ju nuk jeni një person kolektiv nga temperamenti. Ju nuk jeni një person te cilit i pelqen shume kolektiviteti. Si psh njerëzit që janë nazemedhenj. “E dua këtë. E dua atë. Dua të fle në një krevat te ketille. Duhet ta kem atë. Duhet ta bëj atë.” Ata që kanë shumë “Unë” në veten e tyre sepse edhe egoja edhe superegoja fillojnë nga Vishuddhi Çakra. Sic e shihni, dikush që është nje person egoist nuk është i aftë të shohe te mirat e kolektivitetit sepse ai është i ndarë nga pjesa tjeter e tyre. [OMKARA] e tij mbulon qënien e tij kaq shumë sa që ai nuk mund të ndjeje kenaqesine e kolektivitetit. Por me ke e shikoni Shri Krishna-n të jetojë? Me djem të vegjël. Ai ruante lopët e tij. Thjesht ruante lopet tij.

Asnjë nga këto mishërime nuk ishte i interesuar në njerëz të pasur. Ai shkoi dhe qëndroi me njerëz që ishin shumë te zakonshem nga pikëpamja e kesaj bote, atje Ai luajti dhe atje Ai bëri gjithë këto marifete ëmbëlsie. Ai vidhte gjalpin. Ai vidhte gjalpin, dhe shumë njerëz që e kritikojnë thonë: “Oh, Ai ishte një hajdut. Po, Ai ishte një hajdut. Ai ishte hajdut i hajdutëve.” Dhe plot gjera te tjera thone. Ai vidhte gjalpin, sepse ky gjalpë dergohej ne Mathura nga grate për të fituar para. Dhe kjo i jepte ndihmë të gjithë këtyre rakshasave të keqinj që ishin në Mathura. Kështu qe ai nuk donte qe ky gjalpe të shkonte tek ata dhe tu jepte atyre shëndet të mirë.

Gjëja më e mirë ishte të vidhte gjalpin qe ata te mos e hanin dhe te kishin mangësi të vitaminës A dhe D, si pasoje te vuanin nga fyti dhe te mos kishin forcë në duart e tyre kur perdornin shpatat. Kështu pra kjo ishte mënyra për t’i goditur ata qe ata te mos mundeshin të luftonin forcat e te mirës.

Kështu qe me këtë Ai vërtetoi se një qëllim i lartë duhet arritur duke hequr dore nga qëllime me të vogla [HEETHA].[HEETHA] është gjëja kryesore, sepse kur Ai tha: “Mos thoni të vërtetën, perndryshe njerëzit do të lëndoheshin.” Në rregull, pra çfarë duhet të bëni ju? Te mos thoni te verteten per te mos lenduar njerezit apo te thoni te verteten e t’i lendoni njerzit? Pra të dyja nuk shkojnë bashkë. Sikur t’i them dikujt: “Ti je shume i keq“ ai person do te lëndohej. Por nëse unë nuk ia them ketë ai person do te ishte i humbur. Pra çfarë të bëjmë?

Ai e gjeti zgjidhjen dhe tha: “[Priyam vateeth?]” Ai vuri fjalën midis si [HEETHA] .Fjala [HEETHA] do të thotë “I mirë për shpirtin tend; çfarëdo që të jetë e mirë për shpirtin tend”. Nuk ka të bëjë fare me gjëra materiale. Ajo do të thotë për shpirtin tënd. Për shembull, nëse i them dikujt: “Ti nuk duhet ta bësh këtë”, ai mund të ndjehet keq sot, por nëse ai kupton se: “Nëna po ma thotë mua këtë për të mirën time”, ai do ta bëjë atë dhe ai do fitojë nëpërmjet asaj në [HEETHA] e tij.

Ose nëse ai nuk e bën këtë, më vonë - të supozojmë se unë nuk i them gje atij dhe nëse ai nuk di gjë për këtë, ose edhe pse ia them ai persei nuk e ben, ai do te ndjehet keq.

Pra nuk është priya për shpirtin e tij. Nuk është priya për të. Pra nëse ju bëni diçka që është [HEETHA] e një personi, ndonjëherë ju duhet t’i thoni një personi, ndonjëherë mund të duket shumë, shumë e dhimbshme.

Diten tjeter i thashe dikujt: “Ju nuk shëroni askënd sepse ju nuk jeni i fortë mjaftueshëm për të shëruar dikë.” Ai u lëndua shumë. Kështu më pas unë i thashë: “Në rregull vazhdo. Është më mirë të shërosh të tjerët, por mos u kthe tek unë.” Me vone ai do shkojë në çmendi. Por kur ai të shkojë në çmendi atehere çfarë do të thotë? A ishte kjo qe thashe une për [HEETHA] e tij? A do të nxehet ai atehere? Kështu përfundimisht nëse ju thoni [HEETHA], thuajeni. Të thuash është ceshtja. Jo ta bësh. Ta thuash. Ju thoni [HEETHA] me Vishuddhi Çakran tuaj, më pas përfundimisht ajo bëhet priya. Do të thotë që është dritë.

Pra duhet te thoni diçka që është e mirë për shpirtin. Në të kundërt mos e thoni. Por njerëzit ua thonë të tjerëve për ti korigjuar ata, sepse ata janë agresivë. Kjo duhet bërë me dashuri. [HEETHA] do të thotë “të bësh dicka me dashuri“. Nëse dëshironi ti thoni diçka dikujt dhe ju e ndjeni se është e nevojshme atehere kushti i tretë eshte se duhet të keni [ADIKARA]. Duhet të keni të drejtën t’ia thoni ate personit. Nëse nuk e keni të drejtën me mire mos flisni. Lërjani Zotit të merret me ate pune. Ju nuk jeni përgjegjës për askënd. Por nëse keni për ti thënë dikujt dicka me dashuri dhe nëse keni një [ADIKARA] atëherë duhet t’ia thoni. Nëse ju nuk keni [ADIKARA] nuk duhet të thoni asgjë askujt deri sa të jetë absolutisht priya personit që është përfshirë në [HEETHA] e tij.

Kjo është ajo që Ai vendosi, qe ju nuk duhet të bëni asgjë të paautorizuar. Sikur te me vije dikush e te me pyese: “Ku është ai personi që unë dua ta vras?” Atehere si duhet te veproj une? A duhet ti them atij: “Në rregull, kjo është e vërteta. Shko dhe vrite atë person.” Sipas ligjeve te qeverise kjo mund të bëhet. Nuk e di tamam nese behet. Nuk i kuptoj ligjet qeveritare apo ligjet njerëzore. Por kjo nuk duhet te behet. Atehere çfarë duhet t’i thoni ju atij? Ju thjesht nuk duhet te flisni. Ai nuk ka asnjë Adikara. Ai s’ka asnjë të drejtë t’ju pyesë apo të marrë këtë informacion nga ju. Thjesht mos flisni. Unë e bëj. Më pas ai mund t’ju godase, mund t’ju beje lloj lloj gjërash. Ju Thjesht thoni: “Nuk e di.” Është Adikara.

Është bërë shumë herë. Njerëz që janë, të themi, nacionalistë të mëdhenj të cilët luftojnë për atdheun e tyre dhe njerëz te tjere duan të nxjerrin informacione nga ata. Ata vuajnë. Vuajnë. Por ata nuk e japin informacionin. Jo nga frika, por nga dashuria per shoket e tyre të cilët po luftojne për lirinë e atdheut. Kjo ka ndodhur shpesh në vendin tonë. Pra ju nuk duhet te tregoni diçka që nuk është [ADIKARA] e atij qe pyet. Ai nuk ka asnjë të drejtë ta bëjë këtë pyetje.

Njeriu duhet te jete shume i matur dhe kjo është ajo qe Shri Krishna na ka dhënë neve, maturinë e Tij. Shumë njerëz më pyesin: “Nënë, çfarë duhet të bëj unë ne kete situate? Cfarë duhet të bëj ne ate situate?” Kjo do të thotë se ai person nuk ka zhvilluar një Vishuddhi Çakra për të qenë i matur. Ai nuk ka evoluar. Ai nuk është i pjekur sa duhet.

Ai akoma më bën pyetje. Në gjendjen e Nirvikalpa [8] ju nuk duhet te më bëni asnjë pyetje Mua. Ju duhet ta dini ekzaktësisht se çfarë duhet bërë. Kur duhet t’i bërtisni dikujt. Kur duhet të jeni të qetë. Kur duhet të rrini të heshtur. Kur duhet të thoni diçka dhe deri ku duhet të shkoni. Të gjitha këto cilësi zhvillohen nëpërmjet nje Vishuddhi Çakra te rregullt, sepse ju po e bëni atë për [HEETHA] e një personi tjetër.

Ndonjëherë të leverdis më shumë të heshtesh. Kete na ka mësuar ai. Jo vetëm që na ka mësuar por ai ka vendosur brenda nesh pjesën e maturisë në Vishuddhi Çakran tonë. Ai ka vendosur brenda nesh fuqinë për të dëshmuar dramën. Për të qenë të shkeputur. Ai ishte Yogeshwara [9] . Ai ishte Yogeshwara. Ai ishte Ishwara i jogës. Ishte Ai që na e dha jogen. Natyrisht, sepse Shiva është Ai tek i cili duhet arritur. Por Ai që na ndihmon eshte Ai. Është Akbar. Është Mahalakshmi tattwa, është rruga qëndrore që ju çon tek Shiva. Pra ai është Ai që na çon ne atje. Është ai që mbështetet nga të gjithë profetët. Ai e bën këtë të funksionojë për ju. Këtë punë të madhe të evolimit.

Kështu dikush mund ta kuptojë shumë qartë se nëse Vishuddhi Çakra jonë është në rregull, ne zhvillojmë plotesisht maturine tone në Sahaja Yoga. Ne ndertojme një metodë nëpërmjet së cilës ne flasim aq shumë sa i bëjmë njerëzit të ndjehen priya që ata vlerësojnë, ata e pëlqejne. Priya. Është e përzemërt dhe gjithashtu ajo bën [HEETHA] e tyre.

Por ndonjëherë ju duhet të thoni dicka që është e ashpër ose ndoshta heshtja juaj i bën ata të ndjehen pak të ashpër. Nuk ka rëndësi. Ajo do t’u japë atyre ne fund [HEETHA] e tyre. Kështu qëllimi perfundimtar është [HEETHA] Kjo është ajo që Krishna kishte në mëndjen e Tij për të bërë [HEETHA]. Kështu Samhara Shakti e tij te cilen Ai gjithashtu e kishte, vrasjen. Shumë njërëz e kritikojnë Atë për këtë. Si Jainet per shembull.

Në kohën e Shri Krishna Ai kishte një kushëri të quajtur [NEMINATH dhe NEMINATH] nuk ishte Shri Krishna. Ai ishte Thjesht një qenie njerëzore e zakonshme i cili kishte arritur disa nivele në evolim. Ai u mbush me një lloj ndjenje refuzimi rreth vrasjes së kafshëve. Natyrisht të vrasësh kafshë nuk është një gjë shumë e mirë, por ai nuk po vriste dhe kjo duhëj bërë për martesën e tij. Kështu ai zhvilloi një ndjenjë të fortë rreth kesaj gjeje sa filloi një gjë të ndryshme nga Jainizmi i vërtetë. Nje lloj rruge tjetër, në të cilën ai tha se kafshet nuk duhen vrare.

Kjo pune u be aq qesharake, sa arriti në një fazë ku pleshtat u bënë më të rëndësishem se qëniet njerëzore, madje dhe mushkonjat ishin më të rëndësishme. Ju i shikoni ata njerëz duke ecur me këtë gjënë qe u mbulon fytyrat. Plot e plot gjera te pakuptimta. Ndersa Shri Krishna ju jep maturi dhe kjo ishte shumë, shumë, shumë, shumë, shumë, shumë e rëndësishme sepse të gjitha problemet tona të shthurrjes zhduken kur ne kemi maturi.

Por në te shumtën e rasteve njerëzit nuk e kanë vishuddhin e tyre në rregull. Në njërën anë është një vishuddhi e djathtë e cila na jep neve agresivitet. Me të folurën tonë ne sulmojmë të tjerët. Shumica e politikanëve e kanë këtë lloj kapaciteti. Ja psh Hitleri. Ai mësoi se si te mbizoteronte ndergjegjen e njerezve nga disa lama Tibetianë të cilët ia mësuan të gjitha keto hile te pista. Ai mundi të vendoste disa shpirtra te atille brenda tyre, saqë ata vranë mijëra dhe mijëra dhe mijëra dhe mijëra qënie njerëzore.

Vishuddhi i majtë është një problem tjetër. Njerëzit me probleme ne vishuddhin e majte gjithashtu nuk kanë një ndjenje kolektivi sepse ata janë të frikësuar nga të tjerët. Ata shohin gjithmone anën negative të një personi tjetër. Unë kam parë njerëz që vijnë dhe më thonë rreth çdo Sahaja Yogi: “Ky Sahaja Yogi eshte ne gabim. Ai Sahaja Yogi eshte ne gabim. Edhe ai tjetri....” Asnjë gje e mire nuk u terheq vemendjen. Ata shohin vetëm gjerat negative. Kështu ata nuk kane ndjenja kolektiviteti. Ata kanë gjithmonë frikë. Gjithë kohës ata kanë frikë nga të tjerët sepse ka diçka brenda tyre që i frikëson ata. Pra ata e kanë Vishuddhin e tyre të majtë shumë keq të kapur sepse ata janë fajtore. Veçanërisht në Perëndim, ju do të habiteni, të cilët janë njerëz shumë agresivë. Ata kanë një vishuddhi të majtë të tmerrshëm, sepse ata me veprat e tyre, ndërtojne një faj të madh brenda vetes së tyre. Ata shohin se si janë sjelle. Se si eshte sjelle populli i tyre. Se si eshte sjelle shteti i tyre.

Ata zhvillojne një faj të madh në mëndjet e tyre. Për më tepër, ashtu siç ju tregoi Brajani, rrënjët janë të prera dhe ju filloni të silleni në një mënyrë anti-Zot pa vënë re që ajo është absolutisht e gabuar. Është e vërtetë. Vishuddhi i majtë shfaqet sepse ata ndjejnë faj, përveç gjërave që bëjnë gabim me idenë që po bëjnë gjënë e duhur. Ata ndjejnë faj sepse ndergjegja e një personi e perpunon dhe pak nga pak e ben pjese te se pavetedijshmes dhe faji grumbullohet megjithese ju mund ta mohoni ketë, por ana e majtë vazhdon te bllokohet, dhe ata kanë një Vishuddhi të majtë te demtuar.

Kështu dikush do të thotë: “Nënë, unë nuk jam fajtor”. Është një anë tjetër e egos ku reagimi i egos fsheh veten e tij në Vishuddhin e majtë. Dhe per kete arsye ata fillojnë të ndjejnë faj: “Nuk duhej ta kisha bërë atë.” Të dyja qëndrimet janë të gabuara. Kur ju jeni në anën e majtë ju sulmoni dhe torturoni veten tuaj dhe kur ju jeni në anën e djathtë ju torturoni dhe sulmoni të tjerët. Kështu të jeni në qendër është e mundshme vetëm nëse Vishuddhi çakra juaj është në rregull. Në të kundërt nuk mundeni.

Ju keni parë shumë njerëz kur ata arrijnë realizimin por nuk ndjejnë vibrime njësoj në të dyja duart. Arsyeja është se ata nuk kanë balancë. Ajo duket tek duart. Ata nuk kanë balancë. Duart kanë rëndësi shumë të madhe tek qëniet njerëzore pas Sahaja Yoga-s. Nëse duart tuaja nuk kane vibrime të barabarta, atëherë ka diçka që nuk shkon me ju.

Cilado anë që s’ka dridhje, të themi, nëse ana juaj e djathtë nuk ka dridhje ose ndjeni që ana e djathtë është e rëndë, ose është e nxehtë, atëherë definitivisht ju jeni person i anes se djathtë. Në raste të tilla ana e majtë mbase është absolutisht e mpirë. Njerëzit që kanë anën e majtë të mpirë do të thotë gjithashtu se janë njerëz të anes se djathtë. Ose nese keni shume vibrime ne doren e majte dhe ne doren e djathte nuk keni fare, edhe kjo domethene se jeni nje person i anes se djathte. Dhe nese ju ndodh e kunderta atehere jeni nje person i anes se majte.

Kjo do të thotë se tek ju nuk ka balance. Duart tuaja thonë se duhet të ketë balancë. Kështu ju duhet të dini se ju nuk do të dilni prej telasheve vetëm duke medituar në Sahaja Yoga ju duhet të punoni me duart tuaja.

Siç ju thashë ju nuk mund të ngisni makinën vetëm duke menduar, ju duhet të përdorni duart tuaja. Ju duhet të përdorni duart tuaj me dijeni te plote se ku jeni, çfarë jeni dhe se çfarë këto dridhje duan të thonë. Ju duhet të përdorni duart tuaja. Tani kur ju filloni të përdorni duart tuaja për të gjitha qëllimet praktike njerëzit e tjerë mund të fillojnë të mendojnë: “Këta njerëz janë çmendur. Ata po përdorin duart e tyre.” Por të njëjtën gjë menduan edhe kur profeti Muhamed i mësoi ata të përdornin duart. Ata të gjithë qeshën me Të por tani asnjë njëri nuk është i turpëruar prej kesaj, askush nuk qesh me të por ata janë duke e bërë gjithcka ne menyre mekanike, jo në menyren që tha Ai.

Pra fillimisht përdorini duart tuaja për qëllimin tuaj vetjak. Për veten tuaj. Këto duar mund t’ju ndihmojnë. Tani Kundalini është zgjuar, pra ai është duke kaluar në të gjitha qendrat në një rrugë shumë të hollë ndoshta, por ai është atje. Pra në fillim ngriheni atë sa më shumë. Ju mund ta bëni atë me duart tuaja. Kur duart tuaja ngrihen ajo fillon të rrjedhe më shumë në duart tuaja. Vetëm duart tuaja mund ta ngrejnë atë. Ajo fillon te rrjedhe në duart tuaja duke ju dhënë një Bandhan ose nje ngritje te vetes tuaj, nje ngritje te Kundalinit tuaj. Mësojini të gjitha këto metoda me kujdes.

Duart tuaja janë shumë të rëndësishme. Nëse duart tuaja nuk funksionojnë, tregoni kujdes per kete. Ju duhet të ndjeni vibrimet në duart tuaja që të filloni. Disa njerëz që kanë pasur probleme me duart e tyre, për shkak të jetës së tyre të mëparshme, ata i ndjejnë çakrat në vëndin e tyre. Pas ca kohe ju do filloni t’i ndjeni chakrat tuaja në tru. Nuk ka rëndësi. Ju kurrë nuk do ndjeni ndonje bezdi prej kesaj. Ju do jeni të aftë ta kontrolloni. Pas kësaj ju nuk do keni nevojë t’i ndjeni fare çakrat. Ju nuk ndjeni asgjë. Ju thjesht thoni; “Kjo ishte.” Mbaroi. Ata thjesht e dinë që edhe “dija” vjen nëpërmjet vishuddhi-t tuaj dhe ju thjesht e thoni atë, përsëri e thoni atë.

Funksioni më i rëndësishëm i Vishuddhi Çakra-s është se ajo duhet të jetë e pastër sepse nëse ju duhet të thoni mantrat Vishuddhi juaj duhet të jete i paster. Të gjitha mantrat duhet të kenë ndihmën e Vishuddhit. Kur një mjeshtër guru jep një mantra, gjëja e parë që ju zbuloni eshte se ai do të ketë një Vishuddhi të majtë të bllokuar, çfarëdo lloj çakre që mjeshtri ka goditur. Por fillimisht do të jetë në Vishuddhin e majtë prandaj për këtë ne përdorim mantrën e [MANTRASIDDHI]

[MANTRASIDDHI] i vjen një personi kur Vishuddhi i tij është në rregull në të kundërt ai nuk mund të jetë [MANTRASIDDHI]. Çfarëdo lloj mantre ata të thonë është e gjitha mekanike. Vishuddhi juaj i majtë duhet të jetë në rregull nëse ju duhet të thoni mantrat në mënyrën e duhur për t’u bërë efektive, për të pasur Çakrat të ndriçuara. Edhe Allahu Ekber nuk ka asnjë kuptim nëse vishuddhi juaj i majtë nuk është në rregull.

Pra ju do të shikoni se sa i rëndësishëm është Vishuddhi i majtë ne Sahaja Yoga dhe se sa i rendesishem eshte Vishuddhi i djathtë per vibrimet. Pra Vishuddhi Çakra luan një rol të rëndësishëm në Sahaja Yoga sepse ajo ju lidh ju me Viraten, me të gjithën. Me të gjithë Akbarin. Ju lidheni me Të. Raporti vendoset nëpërmjet Vishuddhi Çakra-s dhe ju mund ta ndjeni atë.

Edhe nese duart tuaja janë të prera, perseri ju mund ta arrini realizimin tuaj. Shumë persona e arrijnë atë. Por nëse ju nuk i keni duart të plota, atëherë komunikimi është i dobet. Më pas ndoshta në chakrat tuaja ju do filloni të zhvilloni komunikimin më vonë. Por kjo është rruga më e lehtë për të ndjerë komunikimin në duart tuaja, nëse duart tuaja janë të ndjeshme.

Pra problemi eshte se çfarë duhet të bëjmë ne për ta mbajtur ne rregull Vishuddhi Çakrën. Më thanë se duhet ta kisha mbaruar leksionin tim shpejt dhe të largohesha sa me pare, por mendoj se duhet ta mbaroj këtë sot rreth Vishuddhi çakre-s. Çfarë duhet të bëjmë ne që ta mbajmë Çakrën Vishuddhi në rregull? Të vjedhim gjalpe dhe ta hamë atë. Ju duhet të hani gjalpë sepse ai ka vitamin A dhe D veçanërisht. Vitaminën D veçanërisht. Kështu qe kalciumi rritet në trupin tuaj. Pra ju do të bëheni një njeri i fortë.

Nëse ju merrni kalcium thjesht pa ngrënë gjalpë atëherë ka një problem. Pra përpiquni të merrni gjalpë kurdo që keni problem te vishuddhi çakra, për anën fizike. Ju mund të merrni pak gjalpë në ujë, në ujë të nxehtë, shpërndajeni atë dhe merreni. Vishuddhi Çakra kujdeset per anën freskuese.

Sepse mëlçia kur është e nxehtë, jep nxehtësi dhe trupi nxehet. Dhe e vetmja gjë që e freskon atë është Vishuddhi Çakra dhe kur ju keni një problem me tharjen e qelizës epiteliale, atëherë gjëja më e mirë është të merrni pak gjalpë në ujë, ose të hani pak gjalpë gjatë verës. Por pa karbohidrate në të. Pa karbohidrate. Atëherë ju nuk do të shtoni në peshë. Hani sa të doni gjalpë. Ju nuk do të shtoni në peshë. Nëse ju rreshtni së ngrëni karbohidrate plotësisht ju do të keni absolutisht [Satvikraharya]. Ju nuk duhet t’i prekni karbonhidratet dhe ju do të habiteni kur të keni [e njëjta fjalë sanskritisht].

Merrni gjalpë dhe proteinë. Merrni të gjitha yndyrnat, kremërat, çdo gjë. Asgjë e keqe nuk do t’ju gjeje. Ju mund të merrni si proteine të gjitha frutat e thata, çdo gjë dhe merreni vetem mjaltë për ëmbëlsirë. Asnjë karbohidrat. Por këto ditë siç e dini mjaltin po e bëjne nga sheqeri. Pra nëse ju mund ti shmangni karbonhidratet dhe të merrni vetem këto gjëra shëndeti juaj do jetë në rregull. Por ne kemi pacientë. Ne kemi të gjitha llojet e mosbalancimeve. Prandaj them, “Në rregull, nëse keni një mëlci merrni sheqer.”

Por nëse e lini sheqerin kjo nuk do t’ju ndihmojë. Në fillim duhet të rregulloni mëlcinë tuaj dhe më pas mund ta ndaloni sheqerin me lehtesi. Asnjë problem. Por jo përpara kësaj. Sic thonë të gjithë doktorët në përgjithësi: “Mos hani sheqer.” Yndyra del jashtë trupit thjesht duke bere lubrifikimin e trupit, butësinë, dhe del jashtë trupit. Nuk qëndron sepse nëse nuk ka karbohidrate nuk mund të mbetet në trup.

Mund ta shihni në shtëpi. Vendosni pak gjalpë në duart tuaja. Në rregull? Dhe lajini ato. Nuk do të lahet. Gjalpi do të ngjitet atje. Nuk do të ketë asnjë efekt, asgjë, por thjesht do të ngjitet atje. Nuk mund të konsumohet. Por nëse vendosni pak karbonhidrat të themi pak ....ose diçka tjeter, ju mund ta hiqni. Ajo tretet. Nuk mund të tretet nëse nuk merrni karbonhidrate. Por kjo është për njerëzit që nuk kanë mosbalancime në trup, që janë persosmerisht në rregull, ata mund ta bëjnë atë. Unë mund ta bëj por nuk më lejon askush. Te gjithe më ushqejne njesoj si te isha një kosh plehërash.

(Qeshje) Njerzit kembengulin te me japin te ha shume gjera, duke u perpjekur te me kenaqin ne kete menyre. Une nuk kam nevojë për ketë ne fakt. Njerëzit duhet ta kuptojnë natyrën time. Unë thjesht ha pak. Kaq me mjafton. Nuk është nevoja që unë të ha fare karbohidrate. Nuk kam nevojë për karbohidrate. Por njerezit me thone: “Nënë unë e kam bërë këtë. Të lutëm merre. Nënë unë kam bërë këtë laddhus. Të lutem merre. Nënë unë kam bere..“ Kështu unë them: “Në rregull, tani une duhet të vuaj qe t’ju bej qejfin juve“.

Kjo është shume e thjeshte per ta kuptuar, ju nuk duhet të më detyroni të ha. Fare. Nuk është nëvoja të më detyroni. Mos detyroni askënd të hajë, megjithese unë detyroj ca njerëz te hanë sepse e di që ata kanë nëvojë. Por ju nuk mund ta bëni atë. Ju nuk keni maturi. Kur te keni maturi, se kë duhet të detyroni dhe kë nuk duhet të detyroni, atëherë në rregull. Gjithashtu kur ju të detyroni dikë duhet të dini se ushqimi duhet të mbarte vibrime. Nëse nuk është ushqim qe mbart vibrime dhe ju e detyroni personin ta haje, ai do të ketë shqetësime.

Tani për të gjithë ju që të kuptoni rëndësinë e Vishuddhi Çakra-s, gjëja e parë dhe më kryesore eshte qe kur flisni, te flisni rreth Sahaja Yoga-s dhe asgjëje tjetër. Kam njohur shumë Sahaja Yogiste që janë ende anëtarë të kësaj organizate, anëtarë të asaj organizate, anëtarë organizatash te keqija që janë anti Zot. Le te themi tani për shembull që organizata Hari Rama Hari Krishna është anti Krisht, anti. Natyrisht është hapur fare anti Krisht dhe në kuptimin e vërtetë është anti Krishna. Absolutisht anti Krishna. Çdo person që shkon atje dhe lyp në emër të Zotit ka një vishuddhi të keqe dhe ata të gjithë vuajnë përfundimisht nga shqetësime të Vishuddhit; kancer, etj, dhe vdesin.

Dhe fytyra e një personi që ka një Vishuddhi të mirë është e celur, e gjerë, e plote si një hënë e plotë. Dhe nëse ju keni një fytyre e cila është e vrenjtur do të thotë që vishuddhi juaj nuk është në rregull. Nëse Vishuddhi funksionon atehere duhet të ketë nje skuqje te lehte në fytyrë. Fytyra duhet të jetë e plotë, e ushqyer dhe rrezellitese. Dhe sytë duhet të jenë plot shkelqim sepse Vishuddhi chakra kujdeset per syte. Kujdeset per qafën. Kujdeset per veshët. Kujdeset per hundën. Nëse Vishuddhi Çakra juaj është e demtuar ju keni probleme më të gjitha gjërat E.N.T.

Pra ata mendojnë se po bëjnë Hari Rama Hari Krishna. Në fakt ata janë duke bërë aktivitete absolutisht anti, anti Krishna. Absolutisht. Ju nuk keni asnje te drejte të thërrisni emrin e Krishnas në këtë mënyrë, si të çmendur, duke qëndruar përpara të gjithë njerëzve të veshur me këto gjëra të tmerrshme të dhoti dhe kurtas të cilat janë të bëra absolutisht në një mënyrë shumë qesharake. Ata nuk e dinë se si ta veshin atë, gratë qe veshin sarin e tyre dhe burrat qe blejne këto [BHODIS] dhe i vendosin ato në koke dhe qe rruajne koken.

A e rruante Krishna kokën? E ka rruajtur ndonjëherë kokën? Koka, flokët janë në fakt pjesë e dhuntise së Krishnas. Perkundrazi, flokët e Tij përshkruhen gjithmonë. Gjithmonë të përshkruara në poezi. Është një histori rreth një poeti të madh Jordanez i cili ishte me origjinë Indian, i cili ishte Hindu, por poet Jordanez dhe disa fanatikë e sfiduan atë. Pra ata i thanë atij: “ Pëfundoje këtë.” Dhe ai tha: ‘[FJALË JORDANEZE]”

Pra ai e përfundoi atë kështu: “[FJALË JORDANEZE?]” Flokët e tij janë të përshkruara në çdo poezi. Këtu ata po rruajnë koken, vendosin këto [BHODIS] në koke dhe sillen perqark. Kur ka pasur Krishna kokë të rruar? A ka pasur ai kokë të rruar? Ai është Yogeshwara me gjashtëmbëdhjetë mijë gra, do të thotë gjashtëmbëdhjetë mijë fuqi. Ai nuk i vinte Sahaja Yogistet te punonin jashte, kështu qe ai i mori ato si gra. Ato ishin të gjitha yoginis brenda. Ai krijoi gjithë këtë dramë dhe Ai i mori ato si gra sepse një burrë, nëse ai ka ndonjë grua si dishepull, atëherë ai fajesohet natyrshem dhe si një burrë ai duhet të ketë pushtet mbi gratë. Gratë janë gjithmonë fuqia - shakti. Pra ato erdhen si gratë e Tij dhe Ai u bë burri i gjashtëmbëdhjetë mijë grave dhe pesë Ranis. Ai ka pasur pesë elementët brenda tij. Ai i luajti të gjitha marifetet. Ai krijoi...ju, ju, e ku dini gje ju rreth Tij? Sa larg mund të shkoni ju për ta kuptuar Atë?

Pra këta njerëz përpiqen të thërrasin Shri Krishnën çdo moment, çdo minutë, duke qëndruar nëpër rrugë dhe duke u lypur në emër të Tij. Në të gjitha vendet duke lypur si lypsarë. Krishna nuk e duronte dot fare lypjen. Kurrë. Ai besonte ne pasjen e se drejtes per dicka. Ai më mirë vidhte se sa të lypte. Gjithë këta lypsarë të krijuar në emër të Zotit.

Unë mendoj se është një nga mëkatet më të mëdhaja të lypesh në emër të Zotit. E kam parë këtë të ndodhë përpara tempujve dhe mendoja; “Përpara tempullit përballë Zotit të qëndrosh dhe të lypesh. Të bëhesh një fakir do të thotë të lypesh. Çfarë është kjo? A eshte kjo shenja e një [BASHA]. Shri Krishna ishte një [BASHAWA] Yogeshwara dhe këta lypsarë, a janë keta ndjekësit e Shri Krishnas?” Gjëra të tmerrshme. Ata duken kaq të mjere dhe janë tamam si lakra dhe shumë njerëz mendojnë se ata janë në paqe. Natyrisht nëse ju jetoni në një [SMASHANA] ju jeni në paqe, në nje gjendje te vdekur.

Dhe vendi ynë, i cili është një vend i varfër, mban të gjithë lypsarët këtu. Gjithë te pasurit tane u kanë dhënë atyre para dhe toka. Pse, ne kurrizin tone do te jetojne këta lama qe na zbresin nga kushedi se ku?! Të gjithë njerëzit që nuk mund të punojnë. Shumë këndshëm të vish këtu dhe të thuash: “Hari Rama hari Krishn”, të lexosh Gitën dhe të thuash disa fjalë permendesh dhe fiton jetesën tënde këtu, dhe nje jetese te mire.

Në çdo fshat gjen një ose dy qe rrine ulur e lypin. Mund ta besoni këtë? Dhe qeverine tone nuk e bezdis kjo gje, për të zbuluar se kush janë këta njerëz, pse kane ardhur këtu? Pse ata lypin në këtë mënyrë në emër të Zotit? Pse te mos i mbledhin ata dhe ti ndihmojnë në vend që ndihmojnë këta njerëz të ndyre?

E shikoni pra qe njerëzit bejnë aktivitete anti Zot dhe aktivitete anti Krishna. Kur ju e perdorni kot emrin e Zotit, Vishuddhi bllokohet. Kam njohur njerëz te ulur “[WARGURU WARGURU WARGURU]”. A eshte se profeti Nanak është kaq i rendomte saqë duhet të vazhdojme të marrim emrin e Tij “[WARGURU WARGURU WARGURU] Ata do marrin [MALA] në duar gjithë kohës. Ç’eshte kjo pune keshtu? Çfarë e kujtoni Zotin ju? Dicka qe ta mbani ne xhep? A mendoni se ju vihet ne dispozicion kaq lehte saqë të shkoni dhe të bëni këto gjëra? Pse?

Ju e demtoni Vishuddhin tuaj totalisht. Duhet ta kuptoni kete. Kur... ju habiteni... Thuhet se: FRAZË NË GJUHËN INDIANE ]”

Njerëzit perseri fillojnë ta bëjnë atë. Cfarë do të thotë [KARAKA ?]? Vishuddhi çakra. Kështu e dëmtoni ju vishuddhi çakran tuaj. Kështu e dëmtoni ju chakrën kryesore të arritjes së realizimit.

Pra nëse do t’ju duhet të bëheni një me të gjithën, ju lutem mundohuni të mbani Vishuddhi çakran tuaj të pastër. Marrin te ftohte sepse në këto ditë ne Indi veçanërisht... grate kane një tendencë për të mos mbuluar trupin sepse duan te duken si moderne apo ku di une se cfare .

Kane filluar te veshin rroba te ngushta e te shkurtra. Kjo e gjitha është anti Zot në të dyja mënyrat. Fillimisht është pa kuptim të tregosh trupin tënd. Prandaj profeti Muhamed ka thënë (dhe ju e shikoni se Ai ka punuar kaq shumë per vishuddhi çakran) që gratë duhet të mbulojnë trupin e tyre. Dhe unë mendoj që është një gjë shumë e mirë.

Kjo modë e pakuptimtë ka shkuar aq larg saqë pas disa kohësh ju do të shihni të gjitha këto mushkonja duke u sjelle verdalle lakuriq. Kjo është e fundit. Kjo është një shenjë e njerëzve që nuk jane njerez por kafshe. Sepse kafshet bejne ashtu.

Ju duhet të kuptoni që duhet të bëni kujdes për fytin tuaj. Moda dhe të gjitha këto gjëra nuk janë shumë të rëndësishme. Ajo çfarë është e rëndësishme është shëndeti juaj. Nëse ju dëmtoni vishuddhin tuaj është një gjë shumë e gabuar dhe ju duhet të kujdeseni per vishuddhin gjithë kohës dhe të gjithë ju duhet të përpiqeni të kujdeseni per vishuddhin e njëri tjetrit. Sepse mua nuk më pëlqeu ideja e të pasurit te këtij pendali këtu dhe u thashe organizatorëve që kjo ishte një gjë e gabuar. Dhe ata thanë: “Ju thatë se seminari duhet te mbahet jashte” Unë thashë: “Nuk po them të shkoni në Himalaja.” Ju duhet të përdorni maturi, mase. Kjo është ajo qe mungon. Ju duhet të keni mase. T’u jepni njerëzve në mes te dimrit një vend si ky!

Duhet të them qe ju njerëz jeni kërkues të mëdhenj te se vertetes derisa keni ardhur këtu. Kjo nuk është gjeja e duhur për ta bërë. Kështu organizatorët, njerëzit që po merren me organizimin, duhet të dinë se ata duhet të bëjnë diçka për të mbrojtur fytin e njerëzve, për të mbrojtur vishuddhi chakrën.

Është shumë e rëndësishme. Shumë e rëndësishme dhe ju të gjithë e dini se sa kujdesem unë për vishuddhi chakrën tuaj; per vishuddhi cakren e te gjitheve. Sepse unë e di se sa e rëndësishme është. Sepse ajo do ju bëjë ju absolutisht të shthurrur dhe do të dëmtojë të gjithë punën e Kundalinit dhe Kundalini i gjorë do të vuajë shumë. Pra eshte ne doren tone që të mbajme vishuddhi chakrën të pastër. Ne duhet te pastrojmë veten tone sic duhet, duhet te pastrojmë fytin çdo mëngjes, duhet te bejme gargare dhe duhet te kujdesemi për vishuddhi chakrën. Duket shumë e zakonshmë por për një Nënë gjërat e zakonshme janë aq të rëndësishme saç jane edhe gjerat e larta. Sepse po te mos kete vishuddhi çakra çfarë dobie do te kishte të vinit ne Sahaja Yoga me një vishuddhi çakra të keqe?

Pra ju lutem përpiquni të kujdeseni për vishuddhi çakran tuaj. Mundohuni ta vendosni Yogeshwara atje. Mundohuni ta ngrini Shri Krishnan atje, përpiquni të bëheni si Ai.

Fiksojeni mire ne koke se ju jeni këtu per të dëshmuar dramën e Zotit dhe të bëheni [MURELEE] i Shri Krishna-s për të parë melodinë e bukur që rrjedh permes jush.

Zoti ju bëkoftë të gjithë ju!

Sot gjithashtu ata nuk duan qe ndonjeri të preke këmbët e Mia. Shpresoj se sot do të bindeni pa asnjë përjashtim. Dje u përpoqëm por kishte përjashtime por sot nuk duhet të ketë asnjë [FJALË INDIANE ?]. Një ditë ne nuk duhet t’i prekim këmbët e Nënës. S’ka rëndësi. Ju të gjithë mund t’i prekni nga atje dhe ka një mënyrë per t’i prekur kolektivisht këmbët e Nënës. Eshtë mënyra që ne bëjmë gjithmonë. Ju të gjithë mund ta bëni tamam tani por tani në fakt nuk kemi nevojë te prekemi, por në fakt ju jeni duke prekur. Edhe duke prekur Tokën meme ju jeni duke prekur. Thjesht prekni tokën meme dhe kaq. Thjesht prekni tokën meme dhe Kundalini do të ngrihet.

Nuk më keni bërë asnjë pyetje dhe ata që kanë pyetje duhet ti shkruajnë në letër dhe të ma japin letrën mua, sepse sapo të largohem unë ju do të thoni: “Nëna nuk na lejoi ti bënim asnjë pyetje.” Une thashe që ka........... [Shpjegimet vazhdojne në gjuhën Indiane]

[1] Vetë Realizimin

[2] Lutje në Islam.

[3] Qenia e hershme e madhe. Manifestim I Zotit.

[4] Shakti I Krishnas.

[5] Fjala e shenjtë e parashtruar dhe prapashtruar në mantrat e Vedas që simbolizojnë Zotin e Plotëfuqishëm.

[6] Tinguj krijuar nga Kundalini kur ngrihet dhe kalon neper cakra.

[7] Instrument muzikor me tela i Indisë që vibron në Cakrën Swadishthan. Shri Saraswati është përshkruar në përgjithësi që mban një Veena.

[8] Vetëdije pa mendime dhe dyshime.

[9] Shri Krishna, Ishwara (Zoti) i yoga

New Delhi (India)

Loading map...